Opinion – Isuf Kalo (13 janar 2010)


Opinion – Isuf Kalo (13 janar 2010)

Autori: Blendi Fevziu

23:30 13/01/2010

Emisioni i datës 13 janar 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu ka në qendër të diskutimit një intervistë të shtrirë në tre rrafshe me profesorin e mirënjohur Isuf Kalo.

Kjo intervistë ka marrë spunto në dy gjëra , në një libër i botuar nga prof.Kalo me titull “Mes endrrës europiane dhe realitetit shqiptar” që lidhet me tentativat ose sfidat e mjekësisë shqiptare , lidhet me Ditën Botërore të Diabetit , si dhe pjesa e dytë ku do të flitet për kurimin e njërit prej pacientëve më të famshëm të asaj kohe liderit komunist Enver Hoxha.

Isuf Kalo: Sëmudja e diabetit është një sëmundje e cilësuar si pandemike , e cila ka pasur një shtrirje shumë të madhe në të gjithë botën , ku mbi 250 milion njerëz janë të sëmurë më diabet , një shifër kjo e cila pritet të rritet gjithnjë e më shumë . Është pandemike , shifrat dhe rritjet janë galopante  , ku pothuajse në çdo 10 vjet rritet numri i të sëmurëve me diabet. Në një pjesë të të sëmurëvë ka një predispozision , pra nuk është e lindur. Është një nga ato lloj sëmundje që varet shumë nga stili i jetës. Sëmundja e diabetit ka dy forma të ndryshme sepse i bashkon një fillim të dyja  që mund të japi të njëjtat pasoja. Një formë e diabetit është ai tipit 1 është ajo ku ulet isnulina në gjendrën e pankreasit , sepse mungesa e saj është fatale pasi sheqeri është kryesori në mënyrë që më pas të funksionojë edhe trupi i njeriut. Të sëmurët me këtë lloj diabeti ishin të destinuar të vdisnin  në moshë të re , sepse kjo sëmundje prek këtë moshë.

Profesor dhe doktor Isuf Kalo shprehet se zbulimi dhe izolimi i insulinës në atë kohë ishte një revolucion jo vetëm në historinë e sënmundjes së diabetit por mbetet një ndër zbulimet më të mëdhaja të mjekësisë. Në 60 vitet e fundit zbulimi që  u bë në lidhje me insulinën ka qenë avangard, në historinë e shkencës.

Isuf Kalo: Padyshim që edhe në kohën e komunizmit kjo sëmundje ishte problem. Në atë kohë kur unë kam mbaruar në vitin 64 kjo sëmundje kishte përparuar. Ishin një numër i madh drejtuesish të asaj kohe që kishin këtë lloj sëmundje . Madje edhe lideri komunist Enver Hoxha si dhe anëtar të Byrosë Politike e kishin këtë sëmundje por që mjekoheshin . Në vitin 1948 u zbulua që Enver Hoxha ishte me diabet sepse në këtë vit ai ishte 40 vjeç dhe ishte obez , ishte mbipeshë pra ishte në tensionet e saj kohe të ndarjes me Jugosllavinë . Ai i kishte të gjitha shenjat klinike të diabetit dhe në atë kohë ai kërkoi që t’i bëhej vetëm një analizë urine që ishte më e thjeshtë dhe më vulgarja e diagnozës së diabetit sot . Në fakt diganoza e diabetit tek lideri komunist pra tek Enver Hoxha bëri që të lindte edhe diabetologjia shqiptare./tvklan.al






Të ngjashme