Opinion – Kledi Kadiu, Jeta (11 nëntor 2009)


Opinion – Kledi Kadiu, Jeta (11 nëntor 2009)

Autori: Blendi Fevziu

23:30 11/11/2009

Emisioni i datës 11 nëntor 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu është një intervistë mjaft interesante me Kledi Kadiun që erdhi menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit , që mbetet një histori shqiptare.

Është një histori e dhimbshme e viteve të tranzicionit të Shqipërisë , që sigurisht ka edhe uljet dhe ngritjet e saj , ku vetë Kledi Kadiu u bë i famshëm jashtë kufinjve tonë.

Kledi Kadiu: Unë nuk mund të them që kjo është një histori e jashtëzakoshme sepse është një histori që përfaqëson bashkëatdhetarët dhe emigrantët . Suksesi është pjesë e shumë personave emigrantë të asaj kohe. Është një libër shumë i thjeshtë , pas shumë pretendime, dhe i vërtetë për ngjarjet që kanë ndodhur . Kjo ikja ime në këtë mënyrë , dhe si çdo aventurë nuk merret me një vendim të paracaktuar. Ishte thjesht një mendim i momentit që merrej nga vrruli i shokëve . Unë isha në atë kohë në Durrës , dhe nga porti atje ishin shumë pak që iknin . Kush ishte atje pati fatin të që të hypte në atë anije dhe të provonte këtë eksperiencë.

Kledi Kadiu shprehet se udhëtimi i asaj kohe ishte më i gjati që kishte provuar dhe ishte nga ato udhëtime të mbushura plot tension , plot emocione , e plot ëndrra të një të riu që do të linte pas Shqipërinë nga ku më pas atje ku do të jetonte do të merrte një famë të madhe.

Kledi Kadiu: Ishte nje eksperiencë e parë që nuk e dije ku po shkonim dhe si do arrinim. Ishin pikërisht ato momente që duhet t’i provosh e më pas t’i rrëfesh. Në atë kohë ne studionim repertorin e baletit klasik dhe ishim të detyruar t’a bënim këtë gjë. Profesori im që më ka ndjekur gjatë 7 vjetëve që unë u shkollova në Shqipëri ishte Ilir Kerrni.  Nëse i rikthehem edhe njëherë ikjes time ishte një gjë krejtësisht normale sepse në atë kohë kur ika unë ishte edhe eksodi i dytë , pra nuk ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë. Teorikisht ne që shkuam atje nuk duhet të ishim pranuar sepse ishim një vend demokratik por praktikisht akoma jo sepse për 2-3 muaj sepse tranzicioni sapo kishte ndodhur dhe ligjet bënë që ne të riktheheshim ./tvklan.al






Të ngjashme