OPINION – KUSH E RRAHU BIZNESMENIN LIBANEZ?


OPINION – KUSH E RRAHU BIZNESMENIN LIBANEZ?

11:30 15/09/2016

Të ftuar:

Artan Hoxha,

Etleva Delia,

Ferdinant Dervishi,

Lindita Çela,

Nikolin Jaka,

Besart Kadia

Emisioni ‘Opinion’ ka si temë të mbrëmjes rrahjen e biznesmenit libanez, Fadil Mitrin. Mitri është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë e për pasojë mori hemtoma të shumta, ndërsa njërën këmbë e ka të thyer. Investitori amerikano- libanez ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli nga tre persona në rrugën e Rinasit.  Mësohet se kanë qenë 3 persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte.

Në lidhje me këtë ngjarje, i ftuar në emisionin Opinion, Nikolin Jaka tha se ne duhet të bashkohemi për një veprim që është i dënueshëm. Mirëpo, tha ai, ne duhet të jemi të kujdesshëm pasi këtu ka një veprim me prapavijë, ku dikush sulmohet si pasojë e investimit të tij në Shqipëri. “

Shteti shqiptar ka miratuar një ligj i cili favorizon investitorët e huaj, qeveria merr në mbrojtje investimin dhe investitorin, i cili e fokuson dhe e forcon më shumë investimet e huaja që marrin statusin e investimit strategjik

”, tha Jaka në Opinion. Ai bëri me dije se në rastin konkret merr përsipër sigurinë juridike, pra qeveria merr në mbrojtje pronën tënde, pavarësisht konflikteve ligjore që ka kjo pronë strategjike. “

Shteti me anë të avokatit të tij që e ndjek konfliktin në të gjitha shkallët e gjykatës dhe nëse vërtetohet se konflikti mbi pronën është real, atëherë shteti dëmshpërblen pronarin e tokës, sipas ligjit në fuqi

”, tha ai. Jaka tha se investitori duhet të levizë me mbrojtje. Shteti duhet të garantojë një siguri të tillë. Investitori libanez ka pasur çdo lloj sigurie nga shteti shqiptar. Sipas tij, investimi i kësaj kompanie kalon shifrën e 1 miliard eurosh në Shqipëri, shteti shqiptar nuk do ta dëshironte as një incident të vogël të këtij investitori që gjeneron të ardhura kaq të mëdha në vendin tonë.

Për gazetaren e Agjensisë “BIRN”, Lindita Çela, dhuna e ushtruar ndaj biznesmenit Libanez Faadi Mitri, më shumë se sa për ta kërcënuar që të largohej, erdhi për ta presionuar në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve për pronën në Gjirin e Lalzit. Por sipas saj, është e vështirë të besohet që agresorët të kenë lidhje me 75 vjeçarin që pati paditur biznesmenin dhe që pretendon pronësinë e tokës në Gjirin e Lalzit. Çela sqaroi se biznesmeni e ka marrë pronën nga shteti shqiptar mbi bazën e çertifikatave të shtetit. 

“Leja e parë për kompaninë investitore u dha në 2008 që u pasua me protesta banorësh. Personi që pretendon pronën aty është një person 75 vjeçar. Gjyqtarja ka pranuar padinë e personit. Por 75 vjecari nuk ka fare lidhje me personat që folët, me agresorët. Kompani të tilla investimi, kanë marrëveshje bashkëpunimi me pronarët në raste të tilla. 

Dhunën agresorët, sipas mendimit tim, e ushtruan për të bërë marrëveshje, jo për ta kërcënuar që të ikte”.

Në lidhje me ngjarjen, një nga të ftuarit në emisionin ‘Opinion’; Etleva Delia tha se sipas policisë kjo ishte një përplasje e qëllimshme. Delija bëri me dije, më vonë, mësuam se biznesmeni po udhëtonte me gruan dhe vajzën ku një makinë tip Tuareg po bënte ca manovra përpara makinës, vetë biznesmeni më pas ka bërë ca foto, pas një momenti makinat janë fërkuar, dëshmitarët kanë lajmëruar Policinë Rrugore. Ajo theksoi se pas mbëritjes, Policia Rrugore është larguar se ata kanë vënë re se biznesmeni është goditur dhjetë herë më shkop bejsbolli, dhe njërën këmbë e ka të thyer, pa llogaritur hematomat e shumta. “

Sipas policisë personat që kanë qelluar janë paguar, një nga autorët ka filmuar gjithë skemën, dy rrihnin biznesmenin, kurse një filmonte me qëllimin për të treguar se misioni shkoi deri në fund

”, tha Delia. Ajo bëri me dije se këta janë tre persona nga Shijaku, të cilët kanë pasur probleme më parë me ligjin. “

Këta persona janë shoqëruar mbrëmë janë mbajtur për disa orë në polici, janë lënë sot të lirë, pas disa orësh janë arrestuar përsëri. Policia bën me dije se ka disa prova që i lidhin drejtpërdrejt me ngjarjen, por tani janë vetëm në fazën e dyshimeve

”, theksoi ajo në Opinion. Gazetarja Delia tha se gruaja dhe vajza kanë qëndruar në makinë dhe fatmirësisht nuk janë dhunuar.

Kadia bëri me dije se në lidhje me këtë ngjarje, nuk është goditur thjesht një biznesmen, por statusi i biznesit në Shqipëri. Ai nënvizoi se nëse një biznes i huaj mendon të vijë në Shqipëri, për shkak të klimës që kemi krijuar, ai do mendohet disaherë. “

Pasi nuk duhet harruar se dy vjet më parë në Shqipëri, në qendër të kryeqytetit, u vra një bankier mjaft i njohur, dy muaj më parë u rrah një biznesmen tjetër, dy të tjerë kanë vështirësi aq të mëdha për të zgjidhur konfliktet e tyre nëpër dyert e gjykatave dhe deri tek  dhuna e para ca ditëve të biznesmenit libanez ka krijuar një klimë të vështirë për biznesin e huaj në Shqipëri

”, tha Kadia. “

Mirëpo, Shqipëria ka mundësi të krijojë brendin e mikëpritjes, atë thesar që ne si shqiptar kemi për mirëseardhjen e të huajit në vendin tonë. Por as kjo nuk mjafton, pasi vendi ynë është në fund të gjitha listave në lidhje me investimet e huaja në vendin tonë. Asnjë biznes i huaj nuk vjen të investojë

”, tha ai. Besart Kadia pohon në studion e “Opinion” se një tjetër biznesmen i huaj është rrahur para dy muajsh në Shqipëri, por ngjarja është mbajtur e fshehtë. Sipas Kadias, biznesmeni që përfaqëson një kompani të madhe është kërcënuar dhe më pas dhunuar. Informacioni sipas tij, ndonëse nuk është bërë publik, qarkullon në të gjitha ambasadat dhe ambientet e dhomave të tregtisë. 

“Është dhe një investiror tjetër që është rrahur para dy muajsh që përfaqëson një kompani të madhe. Edhe ai e ka mbajtur të fshehtë sulmin prej frikës. Por ky informacion qarkullon në të gjitha ambientet e dhomave të tregisë dheambasadave”.

Gazetari Artan Hoxha deklaron në studion e “Opinion” se pak para se të  ndodhte ngjarja e rrahjes së biznesmenit Faadi Mitri në 10 Shtator, kishte marrë informacion që dikush po kërkonte prej kohësh ta godiste për problemin e pronës në Gjirin e Lalzit. Sipas Hoxhës, biznesmeni kishte kohë që ruhej pasi edhe më përpara kanë tentuar ti bëjnë presion. Hoxha thotë se biznesmeni po udhëtonte me vajzën dhe gruan e tij në makinë, kur personat e kanë goditur makinën e tij nga prapa në rrugën drejt Rinasit dhe më pas e kanë dhunuar. Artan Hoxha:

 “Ka patur një koiçidencë ditën e ngjarjes. Kam qënë në jë lokal, kisha kohë pa dalë në bllok ku rinë gazetarët dhe rastësisht vjen një person i njohur. Më thotë që ka një problem me një biznesmen. Kanë ardhur disa njerëz- thotë-ka marrë masa për tu mbrojtur. Çështje prone. 

Fiks pas dy orësh shkova në redaksi. Shoh lajmin që ishte goditur biznesmeni. Ishte i njeti. 

Objekti që ka atje në Gjirin e Lalzit është bërë problem. Bëhet fjalë për sipërfaqën që kishte një gardh që hynte 100 m në det. Gardhin e kishin sulmuar disa herë. Ishte bërë problematike. Ky do largohej nga Shqipëria, po shkonte në makinë me gruan dhe vajzën. Para kryqëzimit të Laknasit,  është goditur nga mbrapa makina.”






Të ngjashme