OPINION – KUSH FSHIHET PAS 180 MILION EURO DROGE?
Të ftuar:
Artan Hoxha – Gazetar
Klodiana Lala – Gazetar
Artan Hoxha – Analist
Basir Çollaku – Gazetar
Ervin Brahaj – Drejtor i hetimit doganor
Rezar Velmishi – Shef i sektorit te narkotikëve në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit
Gazetarja e kronikës në ‘News24’, Klodiana Lala, është shprehur të mërkurën për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, se dërgesa është identifikuar para se të mbërrinte në Itali.
Lala tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se pronari i kompanisë ‘Arbër Garden’, Arbër Çekaj është me origjinë nga Tropoja dhe nip i një ish-gjykatësi të njohur.
Lala ka folur për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, duke zbuluar edhe garantin e kësaj sasie në Shqipëri.
Lala tha në emisionin ‘Opinion’, se dërgesa nuk do të prekej në Portin e Durrësit, pasi kishte një garant, i njohur si grupi i ‘Manzës’ dhe një grup tjetër, i përqendruar në zonën e Shijakut.
Ajo tregoi se grupi i ‘Manzës’ dhe i Shijakut është duke u vëzhguar nga policia në lidhje me këtë sasi droge të kapur në Durrës.
Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion ka dhënë detaje nga lëvizjet e mjetit që transportonte drogën nga Kolumbia. Ai ka treguar se një makinë tip “Voklswagen Caddy” ka shoqëruar kontenierin nga porti deri në hyrjen e tij në magazinën e Maminasit dhe pasi është siguruar që ai ka hyrë në magazinë, është nisur drejt Tiranës.
Hoxha tregon se me këtë makinë qarkullonte menaxheri I cili është arrestuar nga policia.