Opinion-Pamjet dramatike të eksodit shqiptar!
Autori: Blendi Fevziu
21:45 10/03/2021Bucci: Ka një pjesë shqiptare tek përgjimet e Ndragheta-s, palët po punojnë për…
Sipas ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, ekziston edhe një pjesë shqiptare në lidhje me dosjen e përgjimeve të Ndragheta-s.
Siç tha ambasadori, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, ka zhvilluar një takim me Prokurorin Antimafia në Itali dhe atë që drejton hetimin në Kalabri.
Bucci nuk dha shumë detaje, por u shpreh se mes dy palëve ka bashkëpunim për t’i shkuar çështjes deri në fund.
Blendi Fevziu: Pamë pamjet e tridhjetë viteve më parë, folëm për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane, por sigurisht, ka edhe një tjetër integrim, ai në krimin e organizuar që në një vend të hapur siç është Shqipëria tani, të hapur siç ishte Italia, funksionon normalisht…ekziston një bashkëpunim lufta ndaj krimit të organizuar?
Fabrizio Bucci: Po, ekziston një bashkëpunim shumë i gjerë, marrëdhënie shumë të ngushta midis Autoriteteve Gjyqësore italiane dhe Autoriteteve Gjyqësore shqiptare…për shembull, këtu në Shqipëri kemi katër prokurorë italianë që punojnë në mënyrë të përhershme këtu në Shqipëri. Kemi të paktën 10 skuadra hetimore të përbashkëta të policisë italiane e asaj shqiptare që punojnë mbi secilin rast pikërisht disa javë më parë kemi lançuar këtë nismë të rëndësishme, kemi ngritur një Tryezë në të cilën merr pjesë Drejtuesi i Policisë Italiane dhe Drejtuesi i Policisë Shqiptare, është mbajtur kjo mbledhje e parë në Romë dhe jemi shumë të kënaqur sepse do të thotë të bësh një hap përpara në bashkëpunimin dhe në luftën ndaj krimit. Kemi këtu Guardia di Finanza-n, e cila mbikëqyr nga ajri në kuadër të luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike…pra, jemi të pranishëm, realisht, në çdo nivel…SPAK-u, vitin e kaluar, memorandumi i parë i bashkëpunimit që SPAK-u nënshkroi, qe ai me Italinë…
Blendi Fevziu: Me Italinë…
Fabrizio Bucci: Me Prokurorinë Kombëtare Antimafia në Itali, me të cilën marrëdhëniet janë shumë të ngushta e me të cilën bashkëpunojmë shumë mirë.
Blendi Fevziu: Kjo historia e madhe e përgjimeve të ‘Ndrangheta-s, lidhjet me Shqipërinë, a ka edhe një pjesë shqiptare të kësaj dosjeje?
Fabrizio Bucci: Po sepse siç e dimë, disa javë më parë, Arben Kraja, Drejtuesi i SPAK-ut, ka qenë në Itali, ka zhvilluar një takim me Prokurorin Kombëtar Antimafia, Cafiero De Raho dhe me Prokurorin Gratteri që drejton këtë hetim në Kalabri. Dy autoritetet, Prokuroria Kombëtare, Prokuroria e Catanzaro-s (Katanxaro) dhe SPAK po punojnë, prandaj, t’i lëmë prokurorët të bëjnë punën e tyre…janë duke punuar…
Blendi Fevziu: Janë duke punuar…
Fabrizio Bucci: Janë duke bashkëpunuar mbi këtë…
Ambasadori: Mes Italisë dhe Shqipërisë bie koncepti i kufirit
Si dy rajone të të njëjtit vend. Kështu i konsideron Italinë e Shqipërinë ambasadori Fabrizio Bucci. Gjatë një interviste për emisionin Opinion ai tha se koncepti i kufirit mes dy vendeve tona nuk ka shumë kuptim pasi mund të shkosh shumë lehtë nga Tirana në një qytet italian.
Fabrizio Bucci: Atëherë numrin e saktë as këtë nuk e di njeri një tjetër e përbashkët kjo e jona italianë e shqiptarë atëherë të regjistruar në regjistrin e italianëve në Shqipëri janë rreth 2.500 italianë. Në fakt numri është shumë më i madh janë me mijëra më shumë se ky numër italianë që banojnë këtu gjatë gjithë kohës apo që banojnë këtu në pjesën më të madhe të vitit e që shkojnë në Itali herë pas here vendet tona janë aq afër sa është si të ishin dy rajone të të njëjtit vend. është aq e thjeshtë të shkosh nga njëri vend në tjetrin. Mendoj se askund tjetër në botë koncepti i kufirit nuk është si në këtë rast ku ky koncept nuk ka shumë kuptim, kufiri Itali-Shqipëri.
Blendi Fevziu: Nga Tirana në Bari janë 15 minuta fluturim…
Fabrizio Bucci: 15 minuta fluturim…
F: E vështirë të flitet në këtë rast për udhëtim, por normalisht komuniteti Italian këtu ndodhet për punë apo ka edhe të moshuar, pensionistë që banojnë në Shqipëri për kushte, të themi, më të mira financiare?
Fabrizio Bucci: Shikoni ka shumë sipërmarrës, shumë profesionistë, profesorë që japin mësim gjuhën italiane në shkollat shqiptare, ka shumë biznesmenë, por ka nisur të formohet një komunitet italianësh pensionistë që vijnë këtu. Ja unë, pak ditë më parë kam qenë në Sarandë, në Jug, Jugu i Shqipërisë është i mrekullueshëm, shumë i bukur dhe u takova me një komunitet të vogël italian, që në fakt po rritet, pensionistësh italianë që kanë zgjedhur të vijnë të jetojnë këtu në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Që kanë marrë një shtëpi…
Fabrizio Bucci: Kanë marrë një shtëpi, e kanë blerë, e kanë marrë me qira, dhe me pensionin e tyre italian jetojnë shumë mirë këtu në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Përveç Tiranës, ku është i vendosur më shumë ky komunitet italian?
Fabrizio Bucci: Komuniteti Italian është shumë i pranishëm përgjatë aksit Tiranë-Durrës sepse zemra ekonomike e Vendit është këtu, por italianët janë vendosur pak a shumë në të gjithë Vendin, si në Jug ashtu edhe në Veri, në qytetet e mëdha të Veriut, në Korçë, në Vlorë, ka shumë italianë në Vlorë, por edhe më në jug, në Sarandë, ku tani po bëhen investime në sektorin e turizmit, por edhe në veri, në Shkodër, kemi misione arkeologjike, kemi shumë italianë të pranishëm në funksione të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë…
Blendi Fevziu: Kryesisht përgjatë bregdetit…
Fabrizio Bucci: Përgjatë bregdetit janë të shumtë, nga Durrësi e deri në Vlorë, ka shumë italianë, shumë sipërmarrje…
Regjisori tregon historinë e rrallë: Mjeku pa që i iku i vdekuri me vrap…
Regjisori Robert Budina ishte në mesin e mijëra shqiptarëve që zbarkuan në Itali në vitet 90-të. Në studion e “Opinion”, ai ndan disa prej kujtimeve të kësaj eksperience dramatike. Ndryshe nga Marsi kur italianët i mirëpritën shqiptarët që zbarkuan në vendin e fqinj, në Gusht sjellja e tyre ndryshoi.
“Në Gusht ka ndodhur diçka e trishtë, italianët ndryshe nga hera e parë, vendosën që t’i kthejnë mbrapa emigrantët që mbërritën me anijen Vlora dhe me anijet që kishin mbërritur më parë. Pjesa më e madhe e tyre u transferuan nga porti i Barit, drejt stadiumit në Bari. Ajo që ka ndodhur në stadiumin e Barit ka qenë njëkohësisht një nga turpet e mëdha që ka ndodhur në raportet midis dy vendeve”, tregon Blendi Fevziu.
“Ne qëndruam rreth 10 ditë në stadium”, kujton regjisori Robert Budina.
“Unë isha në grupin e atyre që nuk u dorëzuam sepse e kuptuam mënyrën që qeveria italiane, po i merrte duke u thënë do ju çojmë në një kamp në veri dhe i kthente në Shqipëri. Ne e kuptuam dhe u fshiheshim gjithmonë. Pastaj në një moment u arratisëm. U arratisëm nga porti. Për të ikur nga porti kishim vetëm një rrugë të ngushtë dhe duhet të kaloje disa postblloqe policie dhe unë bëra si i sëmurë dhe më mbanin 4 shokë të mitë. Edhe i thanë ky është i sëmurë, ai polici i goditi, më lëshuan në tokë, unë nuk e dhashë veten, tregova vetëm të bardhën (e syve). Ai policia tha “Mama mia, questo sta morendo” dhe çojeni tek ambulanca. Më morën, sa shkuam tek ambulanca, në atë moment ia krisëm vrapit të gjithë… dhe ai mjeku që pa që i iku i vdekuri me vrap. Kjo ishte vetëm për të ikur që këtu për t’u futur me autobusë që na çuan në stadium. Pa e ditur se çfarë nga priste nga një burg në tjetrin…. Pastaj pas 10 ditësh na ndihmoi një mjek, na futi me një ambulancë që kaloi postblloqet na lanë 4 miq në mes të Barit. Na dhanë 50 mijë lireta, paçi fat (thanë) dhe ne dolëm në jetën e lirë. Na lanë në stacion të trenit”
Po çfarë ndodhi më pas?
“Aty takuam dikë, i cili e kuptoi që ishim shqiptarë. Hajdeni me mua tha. Na mori në makinë, ndërkohë erdhi policia, e kuptoi që ishim shqiptarë, e ndoqi makinën e atij, ai bëri ca ikje-dalje dhe po tallej me policinë. I thashë, çfarë po bën? Një çikë qejf, tha. Shiko se makina është vjedhur, tha… ishte nga ata të malavitas (mafies), që na shpëtoi neve. Ai na shpëtoi dhe ka ndenjur të paktën me mua 8 muaj të më gjente punë, të më gjente shtëpi, të më jepte për të ngrënë… në zonën e Barit. Bëri gjithçka, çfarë kishte. Është e paimagjinueshme, mund të mendosh që njerëzit që merren me këtë lloj jete… nuk kishte lidhje fare. Ai kishte një dashuri për njeriun dhe donte ta shprehte atë. Kështu që është e paharrueshme”.
“Na fali biçikletën e fëmijëve,” ish-deputeti tregon gjestin e italianit që e kishte parë në foto
Agron Shehaj është një ish-deputet dhe sipërmarrës mjaft i suksesshëm në vendin tonë, por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai ishte pjesë e eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, në vitet 90-të. Ai ishte vetëm 13 vjeç kur udhëtoi me anije së bashku me familjen drejt vendit fqinj, në kërkim të një jete më të mirë.
Në atë kohë, një foto e tij në tren bëri jehonë në vendin fqinj. Në studion e “Opinion”, Shehaj rrëfen kujtimet e tij për këtë rrugëtim të pazakontë dhe impaktin që kishte pasur ky imazh tek italianët.
“Kjo foto është shumë interesante. E dija që ekzistonte… është e prerë në fakt sepse ngjitur është edhe im vëlla. Është një tren, është dhe vëllai i vogël, 8 vjeç në atë kohë. Kjo është publikuar në një gazetë në zonën ku ne vajtëm në Bolzano, në veri të Italisë. Një familje aty e zonës, kishte parë këtë foton dhe i kishte bërë përshtypje. Një ditë të bukur, isha me tim vëlla, po ecnim në këtë qytezë edhe vjen një zotëri, rreth 45-50 vjeç, kishte një biçikletë me vete, na ndaloi dhe na dha biçikletën…. ne sapo kishim ardhur. Na tregoi se kishte parë foton dhe kishte dashur që të na dhuronte biçikletën… praktikisht, na fali biçikletën e fëmijëve të vet”, tregoi Shehaj./tvklan.al