Opinion-Ekonomia, ku po shkojmë?
Autori: Blendi Fevziu
21:04 14/04/2020Shqipërisë i duhet 1 vit për të rikuperuar ekonominë
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Opinion” në Tv Klan, biznesmeni Samir Mane thotë se Shqipërisë do t’i duhet rreth një vit për të marrë veten nga kriza ekonomike për shkak të koronavirusit.
Ai thotë se për një vit, nëse izolimi do të vijoj deri në maj, parashikohet që vendi ta marrë veten.
“Nëse kriza vazhdon deri në fund të majit, mund të duhet një vit. Nëse zgjat më shumë, do të duhet pothuajse një vit, pra në vitin 2021 do të jemi si në vitin 2020”.
Mane: Papunësia do rritet dyfish më shumë se tani
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Opinion” në Tv Klan, biznesmeni Samir Mane shprehet se mendon se shifrat e papunësisë në vendin tonë për shkak të koronavirusit do të jenë shumë të larta.
Ai thotë se për bizneset që janë të lidhur më eksportit, shifrat e papunësisë mund të rriten sa dyfishi që janë shënuar deri më tani.
“Papunësia do vazhdojë, ndoshta dyfish i shifrave që kemi tani… papunësia për bizneset që janë të varura nga eksportet do të rritet më tepër. Po ashtu dhe të ardhurat që sjellin emigrantët do kenë ndikim të rëndësishëm”.
Mane komenton paketën e dytë ekonomike: Kam vetëm një shqetësim…
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Opinion” në Tv Klan, biznesmeni Samir Mane ka komentuar paketën e dytë ekonomike që kreu i qeverisë Edi Rama paraqiti një ditë më parë.
Sipas Mane, kjo paketë është më e zgjeruar dhe do t’u vijë në ndihmë bizneseve për të paguar punonjësit, por kjo nuk zgjidh problemet e bizneseve për shkak se detyrimet që kanë nuk lidhen vetëm me pagat e punonjësve të tyre.
“Një paketë më e madh që futen të gjitha llojet e bizneseve. Paketa është e madhe, natyrisht nuk i zgjidh hallet e bizneseve por zgjidh një pjesë sociale të biznesit. Është gjithëpërfshirëse dhe mendoj se do ndihmojë kompanitë mjaftueshëm për të paguar të paktën pagat e punonjësve”.
Për Manen e rëndësishme është që kjo paketë të mos jetë shumë e vonuar, pasi ka biznese që ndoshta nuk do të rezistonin deri në dhënien e parave të vëna në dispozicion.
“Ajo që kam unë shqetësim është shpejtësia e pagesës, sepse nëse ndodh në 5 maj, nuk do ta përballojnë dot deri në atë kohë. Shpejtësia e kësaj pakete është gjëja më e rëndësishme…”
Sa i përket paketës së tretë ekonomike që Rama ka njoftuar, Mane thotë se nëse edhe kjo paketë do të jetë për pagat e punonjësve, do të jetë ndihmë.
“Duhet të ketë dhe një paketë të tretë për pagat e punonjësve. Bizneset nuk kanë për të paguar vetëm punonjësit, por kanë qira, kanë furnitorë, kanë banka…”.
Nëse do të ishte kryeministër, çfarë do të kishte bërë Samir Mane
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Opinion” në Tv Klan, biznesmeni Samir Mane, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, ka treguar se çfarë masash do të merrte nëse do të ishte ai kryeministër në këtë situatë të shkaktuar nga Covid-19.
Mane thotë se do të ishte më liberal për bizneset dhe, nën rregulla të forta, do të lejonte që disa prej tyre të vijonin punën.
“Është pyetje e vështirë… natyrisht do kisha ndjekur një politikë më liberale në hapjen e bizneseve, jo qendrat e tregtareve, por do kisha një rrugë më të avancuar për hapjen graduale të bizneseve”.
Ndërkaq, Mane mendon se bizneset që do të preken më gjatë nga kjo krizë dhe do të jenë të mbyllura për një periudhë me të madhe se të tjerat, përfshijnë strukturat e turizmin, lokalet dhe restorantet.
E sa i takon mundësisë për rrije të çmimeve, Mane thotë se kjo do të varet nga tregu botëror dhe importet. /tvklan.al