Opinion – Cili është plani i Ilir Metës?
Autori: Blendi Fevziu
22:00 16/03/2021Blendi Fevziu: Nga sot nuk do të pranoj më në studio përfaqësuesit që më dërgojnë partitë
Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, ka thënë sot se nuk do të pranojë më në studio deri në 25 Prill përfaqësues që dërgojnë partitë politike për debat. Fevziu u shpreh se të ftuesit do të debatojnë, por nuk do të pranojnë përfaqësues që ulen në kolltuk vetëm se janë pjesë e një partie.
Blendi Fevziu: A do ta mbyll? E mbyllim po deshët se kam gati emision tjetër?
Luan Rama: Dua unë të jem korrekt me ligjin.
Blendi Fevziu: Do ta lëmë?
Luan Rama: Jo nuk do ta lëmë, unë dua të bëjmë debat.
Blendi Fevziu: Po si do ta bëjmë debatin, 3 me 1?
Blendi Gonxhja: Unë jam përfaqësues politik, sepse emërohem direkt nga Kryeministri. Në një farë më mënyre nuk jam përfaqësues i PS.
Blendi Fevziu: Që ta dish luan edhe ty personalisht të kam kërkuar unë, Jo si përfaqësues i LSI por si një njeri që debaton. Që ta dish që sot përfaqësuesit e partive që vijnë me leje partie dhe ulen në karrige kur unë nuk di se kush janë unë nuk i pranoj më. Që ta dish. Unë po marr njerëz që kanë bindjet politike, por nuk marrë përfaqësues partie. Përfaqësues partie, që të merr partia e të dërgon derr në thes unë nuk marrë më. Ju rrini të qetë. Nga sot e deri në 25 Prill nuk do shihni më tek unë. Do ta mbyll debatin, s’ka problem.
Luan Rama: Mos ma keqkuptoni objeksionin tim.
Blendi Fevziu: Gonxhe do të largohesh? I jap Maznikut gjithë kohën
Blendi Gonxhja: Nuk gjej dot një zëvendësues për ju, pa…
Deklarata e Blendi Fevziut u bë pas debati që hapi Luan Rama për përfaqësuesit e qeverisë që marrin pjesë në debate politike dhe pse sipas tij ua ndalon ligji. Rama kërkoi që Blendi Gonxha, drejtor i Drejtorisë së Transportit Rrugor, të mos merrje pjesë në debat, pasi sipas mban një post në administratë dhe bën fushatë për qeverinë.
Incidenti te FRD, zëdhënësi i Presidencës ndërhyn në Opinion: Policët bashkiakë penguan kreun e shtetit
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka ndërhyrë në emisionin Opinion në Tv Klan lidhur me incidentin që ndodhi javën e kaluar në zyrat e FRD, duke sqaruar se kreu i shtetit u pengua me forcë nga policët bashkiakë.
Por të kundërtën pretendon nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Mazniku, i ftuar në studion e Opinion, i cili thotë se asnjë nga policët bashkiakë nuk tentoi të pengonte Presidentin e Republikës.
Blendi Fevziu: Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi thotë: Presidenti Meta ende pa u futur në godinë, stafi i Policisë Bashkiake i shoqëruar me disa funksionarë publikë civilë në mënyrë të dhunshme ka penguar me dhunë e forcë fizike stafin që shoqëronte Presidentin e Republikës, përfshirë dhe disa drejtues të FRD. Ky ka qenë dhe momenti që kryetari i shteti dhe reaguar ndaj punonjësve të policisë bashkiake të cilët me veprimet e tyre kanë penguar Presidentin e Republikës të ushtrojë funksionet, përgjegjësitë dhe rolin e tij kushtetues. Mazniku gënjen dhe për këtë mjafton që kushdo t’i referohet pamjeve filmike.
Arbian Mazniku: Kjo është e pavërtetë. Kur ka ardhur Presidenti i Republikës, policët bashkiakë janë tërhequr dhe e kanë respektuar. Kanë treguar respektin jo ndaj zotërisë në fjalë që mban atë pozicion, por ndaj pozicionit, ndaj Presidentit të Republikës. Asnjë nga njerëzit e policisë bashkiake nuk kanë tentuar as më të voglën tentativë për të bërë. Krejt e kundërta ka ndodhur me njerëzit që kanë qenë duke shoqëruar z.Shehu dhe Presidentin, kanë agresuar pa asnjë lloj provokimi njerëzit që s’kishin fare me punën. Ata njerëzit që kanë qenë aty, nuk kanë qenë aty në raport me çështjen e FRD. Ata kanë qenë aty në procedurën e tyre të përditshme për të ruajtur ndërtesën në krah, hyrjen në krah. Ajo zyra në krah është një ndër zyrat e pritjes së popullit.
Sali Shehu sqaron incidentin te FRD: Policët hapën vetëm njërën derë për Presidentin, kemi hyrë shtrënguar
Nënkryetari i FRD-së, Sali Shehu ka sqaruar të gjithë dinamikën që ndodhi në zyrat e kësaj partie javën e kaluar, kur Presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me policët bashkiakë.
Në një lidhje telefonike për emisionin Opinion në Tv Klan, Sali Shehu ka shpjeguar se tabela e partisë është hequr pa të drejtë dhe më pas u ndëprenë zyrat në godinë.
Ai thotë se ka njoftuar të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, KQZ-në, ambasadat dhe organizata të tjera. Shehu theksoi se kur mbërriti Presidenti në zyrat e FRD pas thirrjes së tij, policët bashkiakë nuk hapën plotësisht derën për të kaluar kreu i shtetit.
Sali Shehu: Unë kam vajtur në zyrë si çdo ditë. Në orën 9 e gjysëm më telefonon një miku im, thotë nuk më lënë të hyj brenda. Kontaktoj policinë e Bashkisë i them pse e ke ndaluar më thotë kam urdhër me shkrim. Ke urdhër me shkrim? Jo nuk kam tha. Pas 5 minutash janë fikur dritat. Është hequr tabela e partisë në mënyrë të dhunshme pa asnjë akt administrativ. Ky ka qenë momenti kur kam njoftuar mediat, Bashkinë, Kryeministrin, Presidentin, KQZ, OSBE. Pas kësaj kam hartuar nëpërmjet telefonit një deklaratë për shtyp të cilën e kam dhënë para derës së selisë së FRD. Më datën 3 ose 4 menjëherë pasi kam nënshkruar marrëveshjen me PD, mbledhjn e asamblesë në seli, ka ardhur një shkresë e paidentifkuar, pa autoritet shtetëror. Kam tentuar të kontaktoj me Erion Veliaj, nuk ma ka hapur telefonin. I kam shkruar në WhatsApp. Më telefonon Presidenti në Whatsapp me kamera. Ç’po ndodh aty thotë? Ka ardhur për 5 minuta atje, më ka pyetur si është situata dhe më ka thënë të ngjitemi lart të bisedojmë. Kanë qenë 10 policë bashkie kanë penguar derën. Në momentin që tentuam të hyjmë me Presidenitn, stafi shoqërues i Presidentit i ka rënë derës që ta hapnin. Kanë hapur vetëm njërën portë. Kemi hyrë shtrënguar unë dhe Presidenti. Pse nuk e bllokuan derën kur erdhi atje kryetari i Partisë Demokratike?
Nënkryetari i Bashkisë Tiranës: Z.Shehu nuk e ka penguar askush të aksesojë në zyrën e tij. Paskemi bërë gabim që nuk kemi hapur të dyja kanatet e dyerve, kemi hapur një kanat.
Sali Shehu: Sigurisht që duhet t’i hapësh, e ke detyrim ligjor.
Luan Rama kërkon ndjesë për lënien e mandateve: Nuk dëgjuam Presidentin
Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka kërkuar ndjesë për lënien e mandateve. Rama në studion e emisionin “Opinion” është shprehur se lënie e mandateve ka qenë një gabim dhe shton se duhet të kishin Presidentin që u tha të qëndronin në Parlament.
Luan Rama: Në rastin konkret.
Blendi Gonxhja: Duhet të kërkoni ndjesë.
Luan Rama: E vetmja gjë që do të kërkoj ndjesë. E di për çfarë kërkoj ndjesë Gonxhe, unë kërkoj ndjesë edhe si zëvendës kryetar i LSI-së që ne nuk e dëgjuam Presidentin e Republikës kur nja tha mos na ikni nga Parlamenti. Atëherë në nuk ë dëgjuam dhe bëmë një gabim të madh se sot do flisnim ndryshe ne.
Blendi Fevziu: Kështu është se Presidenti ka më shumë eksperiencë më të madhe se ju.
Luan Rama: Jashtë kësaj Gonxhe…
Blendi Fevziu: Presidenti nuk ka qenë për largim nga Parlamenti.
Luan Rama: Presidenti pati të drejtë kur tha mos e lini parlamentin se opozita është institucion.
Blendi Fevziu: Lajmin ku e ke lajmin.
Luan Rama: Ndjesa që kërkojmë që ikëm nga Parlamenti.
Zëdhënësi i Presidencës: Një person me precedent penal, i pranishëm në zyrat e FRD kur shkoi Meta
Një person me precedent penal dhe i skeduar nga policia ka qenë në zyrat e FRD-së javën e kaluar kur Presidenti Ilir Meta u përplas me policët bashkiakë.
Ky është pretendimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, i cili gjatë një ndërhyrje telefonike në emisionin Opinion në Tv Klan, u shpreh se kanë fakte për praninë e personit civil me precedent penal i cili kanë qenë në zyrat e FRD kur aty mbërriti Presidenti Ilir Meta.
“U detyrova të reagoj sepse dy zyrtarë të lartë me paturpësinë më të madhe mashtrojnë publikisht. Presidenti është penguar në krye të detyrës së tij. Është njoftuar për një incident tek zyrat e FRD. Ka shkuar te zyrat dhe ka pasur një tentativë nga punonjës me pa dhe pa uniformvë nga persona të skeduar nga policia për veprime kriminale që kanë qenë prezent në atë moment dhe kanë tentuar të agresojnë Presidentin e Republikës. Z.Mazniku është në dijeni të atij personi. Është civil që ka qenë në atë moment në godinën e FRD i skeduar nga policia. Jam i zhgënjyer nga z.Gonxhe i cili është shqetësuar si ka mundësi reagon Presidenti kur shkelet ligji. Presidenti nuk ka ushtruar dhunë ndaj asnjë personi. Si mundet një zyrtar i lartë të pretendojë që një letër bakalli qenka normale? Po sikur nesër t’i çonte një letër z.Gonxhe dil nga zyra? Ajo është një letër bakalli. Sepse në praninë e Presidentit të Republikës është ushtruar dhunë”, u shpreh Tedi Blushi. /tvklan.al