Opinion – Misteri i vdekjeve me Covid-19
Të ftuar në Opinion: Albana Daka, Skënder Brataj, Armand Bajrami, Artan Hoxha, Fabian Cenko dhe Ilir Pecnikaj. Në lidhje direkte Doriana Bezat, Aldi Pupuleku nga Spanja dhe doktor Vasil Llajo nga Greqia.
Denoncimi i fortë: Në 12 Tetor në COVID2 kanë vdekur 12 persona, u raportuan 5
Ilir Pecnikaj që është pjesë e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka bërë një denoncim të fortë në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Pecnikaj u shpreh se në datën 12 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që njihet si COVID2 kanë humbur jetën 12 persona, por Ministria atë ditë ka njoftuar vetëm 5 vdekje. Ai shtoi se kanë kërkuar dhe hetim nga Prokuroria.
Brataj: Nuk jemi ende në pikun e valës së dytë të pandemisë
Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid-19, dhe shifrat vijojnë të jenë ende në rritje.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se pavarësisht shtimit të infeksioneve, nuk jemi ende në pikun e valës së dytë të pandemisë.