Opinion – Si po ndryshon bukuria?


Opinion – Si po ndryshon bukuria?

22:00 29/01/2020

Të ftuar: Ardit Roshi, Flavio Qarri, Preç Zogaj, Endrit Mertiri, Jonida Alickolli, Zhaklin Lekatari, Lida Hoxha dhe Oriola Marashi.

Trendi për femrat e bukura, gazetari: Një lloj prostitucionalizimi…

Si ka ndryshuar koncepti i së bukurës ndër vite? Kjo ishte tema që u shtrua për diskutim mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Paneli i të ftuarve analizoi se si ka ndryshuar koncepti i femrave të bukura me kalimin e viteve dhe cilat janë shkaqet që kanë ndikuar.

Gazetari Flavio Qarri u shpreh se bukuria është relative, edhe pse “çfarë është e bukur, është e bukur” për të gjithë. Ndërkohë ai tha se ky ndryshim në masë për femrat e bukura dhe tiparet që ato duhet të plotësojnë,është kthyer si një “lloj prostitucionalizimi i të bukurës dhe femrës”.

Blendi Fevziu: Si i ke raportet me bukurinë? Mos merr frymë thellë, mos psherëti, thuaje direkt…

Flavio Qarri: Vdekje, vdekje… Bukuria është tek sytë e atij që e gjykon, që e vlerëson.

Blendi Fevziu: Secili ka një sens personal…

Flavio Qarri: Megjithatë çfarëa është e bukur, është e bukur, është mëkat t’i hysh diskutimit. Megjithëse unë do thoja që trendi aktual është një lloj prostitucionalizimi i të bukurës dhe i femrës, një tepri edhe tek format e saj që janë më të pëlqyera të momentit edhe tek veshjet e saj…

Blendi Fevziu: Sepse është ndikimi i rrjeteve sociale që tha Roshi, i cili të çon drejt këtij trendi…

“Meshkujt shqiptar kërkojnë të zgjasin organin gjenital përmes ndërhyrjes kirurgjikale”

Zhaklin Lekatari e ftuar në studion e “Opinion” mbrëmjen e sotme, siç karakterizohet, është përgjigjur pa komplekse.

Gjatë diskutimit mbi temën se si ka ndryshuar ndër vite bukuria e femrave, arsyet se përse i drejtohen bisturisë së mjekëve dhe cilën pjesë të trupit duan të ndryshojnë, ajo ka treguar se cila është ndërhyrja që meshkujt shqiptar kërkojnë të bëjnë tek vetja e tyre.

Blendi Fevziu: Nëse unë do pyes Zhaklinën se çfarë ndërhyrje kirurgjikale kërkojnë meshkujt tek blogu i Zhaklinës, jam i sigurt që nuk do të përgjigjet….

Zhaklin Lekatari: Po do të përgjigjem, zgjatjen e organit gjenital… jo gratë korrigjimin e organit gjenital, se ekziston dhe ajo, por nuk e kërkojnë gratë, ose të paktën jo tek unë…. /tvklan.al






Të ngjashme