Opinion – Si zgjidhet kriza në PD?


Opinion – Si zgjidhet kriza në PD?

Autori: Blendi Fevziu

21:00 30/09/2021

Përplasja Berisha-Basha, Alba Bajraktari: Votuesit e PD duken si fëmijë që po u divorcohen prindërit

Juristja dhe këshilltarja politike, Alba Bajraktari, e shikon përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike si divorci mes dy prindërve.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Bajraktari u shpreh se votuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike janë ata që humbasin më së shumti nga kjo përplasje.

Partia Demokratike po humbet shumë. Partia Demokratike përfaqëson demokratët, ata që e mbështesin, ata që patën shpresë dhe kanë shpresë. Si ndihen ata sot? Anëtarët dhe votuesit, por edhe votuesit e thjeshtë të cilët e përkrahin. Ata ndihen sot, më duket mua, si fëmijë që prindërit po divorcohen edhe i thonë zgjidh ti tani. Ai nuk di të zgjedhi. Ai do vetëm të ketë shtëpinë e vetë. Por shtëpia po shkatërrohet”, u shpreh juristja Alba Bajraktari.

Kriza brenda PD-së, Nishani: Janë mbledhur më shumë se 1500 firma

Ish-Presidenti i vendit dhe ish-kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani thotë janë mbledhur dyfishi i 1500 firmave që nevojiten për t’u mbledhur kuvendi.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, duke folur për krizën brenda PD-së dhe përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Nishani theksoi se janë mbledhur mbi 3 mijë firma për të mbledhur Kuvendin e PD-së, një kërkesë kjo e Berishës.

“Kërkesa për thirrjen e referendumit janë bërë dyfishi i kërkesës që kërkohet ajo 1500 vota. Janë mbi 3 mijë dhe ka një dyndje për të firmosur. Unë po them në dijeninë time, është informacion. Ka një masivitet mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në Partinë Demokratike”, u shpreh Bujar Nishani.

Sali Berisha ka deklaruar se do të mbledhë të paktën 1500 firma për të thërritur Kuvendin Kombëtar të PD dhe më pas do të kërkojë referendum brenda Partisë Demokratike për të bërë ndryshime statutore. /tvklan.al






Të ngjashme