Opinion – Lulzim Basha (09 shkurt 2010)
Autori: Blendi Fevziu
23:30 09/02/2010Emisioni i datës 09 shkurt 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu ka të ftuar në studio ministrin e brendshëm z. Lulzim Basha.
Intervista e sotme në qendër të diskutimit ka si objekt kryesor disa prej zhvillimeve që kjo ministri ka pasur duke nisur që nga problemet që ka pasur me heqjen e vizave dhe garancitë që ka Shqipëria në këtë drejtim , me problemet që lidhen me pasaportat biometrike dhe rradhat e gjata që janë krijuar dhe disa prej ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në muajin janar ku numri i vrasjeve dhe i aksidenteve ka qenë goxha i lartë si dhe ngjarja e sotme ku është gjendur një varr i përbashkët në Malin e Dajtit ku janë gjetur disa trupa në përiudhën e komunizmit .
Për t’i spostuar këto detaje një element shumë i rëndësishëm që ka zënë vendin kryesor në axhendën politike ka qenë edhe ftesa që presidenti i vendit z. Bamir Topi ka bërë për të realizuar një tryezë të përbashkët mes anëtarëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike paraditen e së shtunës në selinë e presidencës për problemin kthimin e Partisë Socialiste në parlament një negocim që duket shumë i vështirë.
Lulzim Basha: Unë shpresoj se do të sjëllë atë që palët kanë deklaruar në lidhje me dokumentin thembelor dhe ndërkombëtar që trajton këtë problem që është rezoluta e Këshillit të Europës. Ju e dini qëndrimin e mazhorancës , ju e dini qëndrimin e kryeminstrit Berisha ai e ka përsitur këtë disa herë . Qëndrimi ynë është një mbështetje pa rezerva pikë për pikë e rezolutës së Këshillit të Europës.
Basha shprehet se edhe Partia Socialiste këtë gjë e ka mbështetur dhe se rezultati optimal do të një ishte që të dyja palët t’a kishin firmosur këtë rezolutë dhe më pas të angazhohen pas një akti të tillë simbolik .
Lulzim Basha : Në rradhë të parë rëndësi ka që qëndrimi i shprehur nga mazhoranca në mënyrë të përsëritur , por edhe nga z.Rama që e ka përshëndetur këtë rezolutë të formolizohet pasi unë po jap një propozim personal , që të firmosohet rezoluta . Urdhëroni rezolutën nënshkruajeni dakortësinë tuaj të plotë me këtë rezolutë . Kjo rezolutë nuk lë shumë vend për interpretim . Ajo jep të gjitha rekomandimet fjalë për fjalë nga raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 28 qershorit , pra kemi një shtrat jashtëzakonisht të qartë , të qëndrueshëm por edhe relativisht të ngushtë me të cilën nuk mund të ecet . Në qoftë se të dyja palët kanë vullnetin për t’a bërë kjo rezolutë përkthehet menjëherë në një marrëveshje politike mes dy pative në mënyrë që më pas të vihet në zbatim./tvklan.al