OPINION – PETRIT VASILI, QEVERI APO OPOZITE?


OPINION – PETRIT VASILI, QEVERI APO OPOZITE?

13:06 01/02/2017

I ftuar:

Petrit Vasili 

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili të enjten pritet të votohet nga Kuvendi si ministër Drejtësie, në një intervistë për emisionin Opinion në TV Klan, ka lënë të kuptohet se deklaratat e ministrit Manjani ishin individuale dhe jo qëndrime të LSI-së.

Vasili tha se qëllimet tona nuk kanë qenë të dyzuara, ato kanë qenë transparente dhe në sytë e medias do të jenë të lehta për t’u komentuar.

Z.Manjani, qëndrimet e ministrit Manjani kanë qenë qëndrime personale apo qëndrime të partisë?

Qëndrimet tona janë qëndrime të qarta dhe të kthjellta. Përsa i takon qëndrimeve individuale, që janë shqetësime të dalluara, qëndrimet e z.Koka ishin të lokalizuara, në një zonë të caktuar dhe për një problematikë të caktuar. Kjo çështje mbyllet këtu, pasi qëndrimet politike janë shumë të kthjellta, por jo vetëm kaq, jo më larg se sa sot ne patëm një qëndrim të gjatë, për të gjitha temat e ditës nga vetë kryetari i LSI-së.

Ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” , foli për çështjen e kanabizimit të vendit dhe për akuzat ndaj Ministrit Tahiri. Po ashtu Vasili pohoi se mes Rames dhe Manjanit, prej kohesh kishte një ngerç në komunikim dhe mardhënien mes tyre. “Policia shqiptare është një trupë e ndershme punonjësish, nuk ka dyshime, por ka oficerë dhe drejtues të caktuar, individë të cilët janë të korruptuar e të lidhur me krimin që kanë mundësuar shtimin dhe jo parandalimin e kultivimit të kanabisit.”, u shpreh Vasili.

Sakaq, i pyetur nëse qëndrimet e Manjanit dhe të Kokës janë të njëjta me të tjerë të LSI-së, Vasili u pergjigj se ato jane individale ndërsa qëndrimet zyrtare janë të qarta. “Ka patur një marrëdhënie të vështirë mes Ramës dhe Manjanit, dhe natyrisht prevalon vullneti i Kryemistrit. LSI ka një mënyrë sjelljeje të qartë, qëndrime politike të qarta të mbajtura nga kryetari, nga unë, dhe nga të tjerë anëtarë. Unë nuk qëndroj në këtë çështje, qëndrimet e LSI-së janë të qarta. Qëndrimet tona janë zyrtare të qarta dhe të kthjellta, shqetësimet e Kokës ishin lokale dhe për një çështje të caktuar, kjo çështje mbyllet këtu, jo më larg nga sot patëm një qëndrim të qartë,”deklaroi Vasili.

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, sonte, në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ka deklaruar se drejtues të caktuar të policisë janë të lidhur me krimin dhe kanë favorizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit. 

“Këta individë duhet ta mbajen nën mbikëqyrje. Përgjegjësitë Ia kërkoj Shërbimit Informativ, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit

”, tha Vasili.

Në lidhje me publikimin e lajmit se LSI ka mbledhur grupin parlamentar dhe kryebashkiakë të kësaj partie për t’i paralajmëruar se të kenë kujdes, pasi policia e shtetit mund të fusë drogë dhe armë në makinat e tyre, është shprehur se nuk komenton lajme mediatike. Ai tha se nuk dua të flas për një çështje të tillë. Është tjetër gjë çfarë them unë në takimet e strukturave të LSI-së”, ka deklaruar ai.

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si u imponua Edi Rama për shkarkimin e Manjanit, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë imponim. Vasili tha se kryeministri nuk ka marrë atë se çafarë ka kërkuar e ka dashur. Sipas tij, ai ka ngritur disaherë këtë shqetësim për këtë problematikë dhe mbi një keqkuptim të vazhdueshëm që nuk po gjente rrugën e pajtimit.

I ftuar në emisionin Opinion, kreu i Grupit Parlamentar të LSI­së, Petrit Vasili ka shpjeguar deklaratën e Luan Ramës bërë dy ditë më parë kur tha se, kishte dy zgjedhje ose shkarkimin e Manjanit ose shkarkimin e Ramës. Vasili u shpreh se deklarata ishte se pas konfliktit mes Manjanit dhe Ramës prevalon propozimi i Kryeministrit si drejtues i qeverisë. Po ashtu Petrit Vasili pranoi gjate intervistës me Blendi Fevziun, ne “Opinion”, se Klement Balili është propozuar drejtor për Transportin ne Sarande nga LSI.

A fshihet Klement Balili nga LSI?

Personalisht nuk e kam njohur kurrë këtë njeri. Sa i takon komenteve, përgjigja është qëndrimi i LSI, kërkesa e Metës dhe deklaratat e Manjanit. Ka qenë zyrtar i propozuar nga ne, pa pasur asnjë rekord kriminal.

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, sonte, në studion e emisionit Opinion, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse LSI do dalë e vetme në zgjedhje, është përgjigjur se LSI i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje. Vasili tha se LSI ka marrë pjesë në zgjedhje vetëm njëherë të vetme si pjesë e një koalicioni, në të gjitha rastet e tjera, ajo ka konkurruar e vetme.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, foli për kanabizimin e vendit, ai tha se ka një shqetësim që nuk është më i lokalizuar, por ka marrë edhe shqetësimin e mediave botërore. “Është një problem që duhet t’i dalim ballas, nuk mund t’i ikim problemit”, tha Vasili.

I ngacmuar më tej nga gazetari Blendi Fevziu, për deklaratën paralajmëruese që ai u ka bërë deputetëve të LSI­-së “që të kenë kujdes mos policia ju u fut drogë në makinë”,  Vasili e mohoi një gjë të tillë, ai tha se nuk bën publike deklaratat që i bën në mbledhje të mbyllura.

Është e vërtetë se keni marrë biçikletën për të lëvizur, dhe kini lënë makinën, për të shmangur futjen e drogës?

Nuk kam bërë një argument të tillë. Po të kisha një qëndrim të caktuar do ta kisha bërë publik. Kamerat e TV klan mund të vërtetojnë fare lehtë me çfarë erdha, unë kam ardhur me automjetin tim.

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, sonte, në studion e Opinion, ka deklaruar se Ambasada Amerikane nuk ka asnjë listë me emra zyrtarësh të institucioneve të drejtësisë në vend, që i ndalon vizën amerikane. Vasili tha se nga Ambasa Amerikane, të paktën zyrtarisht, nuk ka asnjë listë emrash. Sipas tij, përsa kohë nuk ka listë emrash, ai nuk mund të bëjë komente për emra të veçantë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Petrit Vasili veç të tjerash është pyetur nga Fevziu edhe për lajmin që është duke qarkulluar në media, se Rama, ka deklaruar që PS bën 71 deputetët edhe pa LSI. Vasili është përgjigjur se nuk komenton lajmet mediatike. “Unë komentoj mbi burime mediatike,  nuk e bëj”, është shprehur Vasili.






Të ngjashme