Opinion – Sali Berisha (14 qershor 2007)


Opinion – Sali Berisha (14 qershor 2007)

Autori: Blendi Fevziu

23:30 14/06/2007

Sali Berisha kryeministri i Shqipërisë ka dhënë një intervistë në për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në 14 qershor 2007.

Intervista me z. Sali Berisha është një nga ato intervistat e ndara në dy pjesë, në njërën anë vizitës që bërë rreth katër ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush një prej ngjarjeve që mbetet padyshim kulmore në historinë e pluralizimit të Shqipërisë dhe pjesa e dytë do të flitet për zhvillimet koherente politike ato që do të fokusohen më së shumti në zgjedhjen e presidentit .

I pyetur nga Blendi Fevziu sesi e pa ai vizitën e tij e presidentit amerikan Xhorxh Bush , kryeministri shprehet se ka qenë një ndër momentet më të rëndësishëm për vendin.

Sali Berisha : Kam qenë entuziast dhe po të pyesësh mua ajo ishte pika kulmore. Unë kam vetëm një përgjigje se ajo ishte e tëra kulmore në të gjitha aspektet. Erdhi për herë të parë presidenti për të cilën shqiptarët kanë një mirënjohje të pakufijshme sepse ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që e shpëtuan Shqipërinë nga një coptim i mundshëm nga shekulli i kaluar. Ishte presidenti Bush që i dha Shqipërisë ndihmën më të madhe dhe hoqi vizën si dhe vijën e kuqe në Kosovë. Ishin të gjitha këto që e bënë vizitën kulmore , por jo vetëm këto .Ajo që duhet theksuar është që presidenti Xhorxh Bush erdhi ktu në vizitën më miqësore të turit të tij. Në vendet e tjera ai shkoi si mik vetëm. Ai u rezervoi shqiptarëve nderin më të madh por edhe shqiptarët i rezervuan atij rrespektin më të madh .  Pra pritja e tij ishte kulmore .Erdhi në Shqipëri me një delegacion jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm . Vizita e tij solli mesazhet e mëdha të mbështetjes së plotë dhe vlerësimit për Shqipërinë.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se disa prej avantazheve kryesore që pati kjo vizitë tek shqiptarët se Xhorxh Bush iu tha atyre të vërtetën e botës që ky është popull dhe një vend mik dhe se po ndërtojnë lirinë në vendin e tyre.

I pytur gjithashtu edhe për situatën politike që po kalon Shqipëria e cila është në vazhdën e zgjedhjes së presidentit të vendit , Fevziu i drejtohet kryeministrit të vendit nëse do ishte më e mira që presidenti të ishte konsesual duke rrespektuar Kushtetutën.

Sali Berisha : Unë synoj konsensusin më të gjerë të mundshëm sepse ky është interes jetik i vendit tim. Së pari ekziston një deklarim nga pothuajse të të gjithave partive politike që jemi  të vendosura për president konsensual . Sigurisht ka një vetëdije të gjithanshme , dhe sikundër të mos e përdorim këtë si një pretekst për zgjedhje të parakoshme. Nëse ti pret tani që Partia Socialiste apo Partia Demokratike të shprehet për kanditatët ku secili ka paraqitur të vetët dhe ajo që kam bërë unë është që skam pasur vrejtje për asnjërin prej propozimeve apo emrave pavarësisht qendrimit tim . Unë i kam rrespektuar të gjithë emrat. Ata duan të ofrojnë politikanë dhe është e drejta e tyre në procesin normal fare deri këtu  dhe unë kam qenë rrespektues për propozimet e tyre.






Të ngjashme