Opinion – Tirana, Zhivillimi i një Qyteti (11 mars 2010)


Opinion – Tirana, Zhivillimi i një Qyteti (11 mars 2010)

Autori: Blendi Fevziu

23:30 11/03/2010

Emisioni i datës 11 mars 2011 drejtuar nga Blendi Fevziu hapet me një debat i cili është i fokusuar tek një problematikë mjaft e ndeshur që duket sikur i takon që i takon një qyteti që në një mënyrë a në një tjetër ka jehonë pothuajse në të gjithë Shqipërinë , pasi 1/3 e popullësisë së vendit është e koncetruar në Tiranë .

Pra ky emision është një lloj reflektimi për mënyrën sesi Tirana është transformuar në këto 100 vitet e fundit dhe sa ka arritur ajo të përshtatet me ndryshimet shoqërore dhe sociale pas vitit 1990.

Për të diskutuar për të këtë çështje të ftuar në studio janë : z.Eduard Shalsi ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës , z. Flamur Kuçi urbanist dhe një prej këshilltarëve të kryministrit për çështjet urbane , z. Fatos Lubonja analist , z.Artan Lame ish nënkryetar i Bashkisë së Tiranës , z. Artan Shkreli arkitekt dhe z.Arben Biçoku arkitekt .

Por kur filloi ndryshimi i aksit qëndror të Tiranës ?

Fatos Lubonja: Unë dikur kam bërë një shkrim të gjatë Tirana qyteti i qytetarëve dhe kryeqyteti i pushtetarëve që e ndan pak a shumë historinë e Tiranës në dy pjesë , në historinë e Tiranës kur ishte qytet kur nuk ishte bërë ende kryeqytet dhe Tirana kryeqyteti i pushtetarëve ku në njëfarë mënyre duke u bërë kryeqytet dhe kështu pushtetarët e kohës tentojnë të vendosin vulën e tyre për mirë dhe për keq. Periudha e parë vjen ajo e Zogut , ku gjëja më simbolike ishin ato që italianët po ndërtonin . Kompleksi i ministrive është një lekletik që përafron me atë fashist . Ndërsa pjesa e Bulevardit është stil fashist tipik . Fashistët po ashtu kishin një projekt të gjatë duke menduar se Shqipëria do të ishte pjesë e perandorisë për t’a transformuar komplet Tiranën edhe Tiranën e vjetër për t’a shkatërruar për t’a bërë gjeometrinë fashiste , por që nuk u realizua për fat të mirë. Them për fat të mirë sepse historia e Tiranës duhet të ishte ruajtur , por nga ana tjetër do të ishte bërë Tirana fashiste edhe pse mendoj se do të ishte më mirë se Tirana sot.

Kryeqyteti ynë sikurse edhe të gjithë qytetet e tjera ka kaluar nëpër disa faza tranzicioni nga ku edhe Tirana do të merrte një tjetër pamje , do të kalonte në një tjetër nivel.

Artan Shkreli : Transformimi i  Tiranës në fakt fillon me shpalljen kryeqytet . Tirana pati një shndërrim më të shpejt si kryqytet , një shndërrim që po e pëson edhe sot . Por Tirana është një kryeqyteti tipik modern pra një qytet krejtësisht i ri . Është një qytet i cili ndryshon dhe rishpik vetveten . Është një qytet i cili nuk ka pika të forta referimi një gjë që e vunë re edhe italianët.  Shqiptarët kanë një nostalgji për Pazarin e Tiranës , sepse Pazari ai me vlera të mëdhaja kaq qenë i ngjashëm me pazaret orientale dhe është prishur në fund të 800-ndës. Ai që trashëgojmë ne si Pazar i Vjetër është një Pazar i Ri i Tiranës, dhe ai që njohim ne sot si të ri është vërtet i ri edhe sot ./tvklan.al






Të ngjashme