Opinion – Zgjedhjet Lokale 2007 – Majko përballë gazetarëve (14 shkurt 2007)
Autori: Blendi Fevziu
23:00 14/02/2007Vijon maratona e zgjedhjeve lokale të vitit 2007 . Kjo mataronë për ditë të tëra kaq qenë e ndarë në dy grupime kryesore atë të dy grupimeve që kandidojnë për bashkitë.
Grupimi i tretë lidhet me ballafaqimet e liderëve politikë të vendit përballë panelit të komentatorëve.
Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ka realizuar më datë 14.02.2007 pikërisht këtë takim dhe zhvillimet pas tij.
Të ftuar në studio që janë ftuar nga Fevziu , do të flasin për ecurinë e këtyre zgjedhjeve janë : Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe njëherazi edhe ish kryeministri i vendit Pandeli Majko , z.Mero Baze, z.Armand Shullaku , znj.Ilva Tare dhe z.Alfred Peza.
Po mendoj që fushata e së majtës mund të konsiderohet si e zhvilluar në dy plane , atë që shikohet në media që ka të bëjë me minutazhin dhe pjesa e padukshme që është më evolutivja dhe në progres mund të konsiderohet me ecuri më të shpejtë dhe më e fortë se e djathta vetë. Tek Partia Socialiste për atë që po ndodh aktualisht mund t’a krahasoj me referendumin e 94 . Pra kemi një strukturë organizative shumë të mobilizuar ose siç shprehemi ne “arushi” është egërsuar pra partia Socialiste do japi goditjen në 18 shkurt, – u shpreh Pandeli Majko.
Doja të të thosha që vërtetë rasti i Patozit nuk përbën ndoshta apo nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve dhe bëhet fjalë vetëm për disa komuna pasi fati i zgjedhjeve vendoset në qytetet e mëdha , pra kush i dominon këto qytete është ajo forcë politike . Megjithatë unë do të thosha që në një kuadër më të gjerë ky është mendimi im që ndoshta ky fragmentarizim kjo ndarje brenda së majtës është një sëmundje shumë e vjetër të cilën vazhdimisht Partia Socialiste mbuloi me vello solidariteti dhe unë do të thoja që kjo sëmundje e vjetër ka dhënë pasoja dhe 3 korriku është një dëshmi e qartë për këtë . Ndoshta edhe kjo ndarje ndoshta në rezultat mund të mos japi por në një imazh të përgjithshëm mund të krijoj përshtypjen tek zgjedhësit që Partia Socialiste nuk është shëruar ende dhe zoti Nano pavarësisht se nuk bënë fushatë ka një pakënaqësie ndaj Edi Ramës,-u shpreh Shullaku. /tvklan.al