Opinione në Tiranë. A do të votojnë shqiptarët në këto zgjedhje? – (17 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 24 Qershorit. Duket se edhe në këto zgjedhje pjesëmarrja në votime do të jetë e lartë, sepse megjithëse shqiptarët thonë, se janë të lodhur nga politika, përsëri përfshihen në të dhe këtë e tregojnë zgjedhjet e viteve të fundit, ku përqindja e votuesve ka qenë e lartë.
Gazetarja:- Do të votoni apo jo në këtë legjislaturë?
Qytetari:- “Patjetër që do të votojmë, sepse nëpërmjet votës shpalosim dëshirat tona, vullnetin tonë dhe zgjedhim një qeveri që t’i përgjigjet interesave të popullit”./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori