Opinione për fushatën elektorale në vend – (10 Shtator 2000)


Opinione për fushatën elektorale në vend – (10 Shtator 2000)

10:38 10/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Edhe në këtë fushatë elektorale, shqiptarët nuk kanë mundur të rrinë indiferent. Aktivitetet politike të transmetuara në televizione, janë ndjekur nga shumica e njerëzve, megjithëse ka edhe nga ata që kërkojnë të qëndrojnë larg larmeve nga fushata. Edhe pse të lodhur nga politika, shqiptarët kanë ende dëshirë ta shohin dhe ta ndjekin atë.

TV Klan gjatë kësaj jave ka zhvilluar një anketim nga i cili del se shumica e njerëzve ndjekin veprimtaritë e partive politike. Kjo ndoshta është një shenjë e pjesëmarrjes së madhe në votime, duke iu vënë pikëpyetje parashikimeve se në këto zgjedhje votat abstenim do të jenë të shumta.

Gazetarja:- Gjatë kësaj jave e keni ndjekur fushatën elektorale në televizion?  

“E kemi ndjekur, por duam vetëm argëtim, këngë, valle, muzikë, të tjerat na kanë lodhur shumë, kaq, dhe në qoftë se do të votojmë, do votojmë si njeri, se si parti na kanë ngopur, nuk mundemi më”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme