Opinione për Rugovën (18 Maj 1999)
Opinione për Rugovën.
Kosovari: Bashkësia Ndërkombëtare dhe populli shqiptar i Kosovës njeh marrëveshjen e Rambujesë mes faktorëve politikë e ushtarakë të Kosovës për formimin e Qeverisë së Re. Ajo dhe …… krejt çfarë kërkohet nga Lidhja Demokratike dhe Rugova është që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Qeveri të Re dhe t’i përgjigjet luftës në Kosovë sepse populli i ka dalur nga Kosova. Ata tani gjinden refugjatë në shtetet përreth Kosovës. Ai duhet të vijë në Tiranë me ftesën e organeve zyrtare këtu, të kthehet të bashkëpunojnë siç janë marrë vesh në Rambuje.
Gazetari: Kë përfaqëson Rugova tani?
Kosovari: Lidhjen Demokratike të Kosoves ai është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë
ka pushu funksionimi si të them i atyre që e thirren atë të mos përmendim asgjë me emër këtu se. Aty ka disa institucione që kanë funksionu në Kosovë po ne gjithë jemi të njoftum për punën që kanë arritë t’a bëjnë. Pra ne pranojmë si forcë reale për çlirimin e Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Fatmir Mediu: Duhet marrë me rezervë, çdo gjë që thotë Rugova sepse do desha që ta dëgjoja kur ta takojmë Rugovën se ç’thotë Rugova. Sepse ka shumë thënie të Rugovës që janë përgënjeshtruar më vonë. Megjithatë nëqoftëse i qëndrojmë kësaj që diskutoni ju do të thosha që Rugova duhet të
respektojë atë që ka nënshkruar vetë dhe nënshkrimi i marrëveshjes në Rambuje ndërmjet palëve të nënshkruar nga Rugova.,Qosja, Surroi dhe Thaçi konsistonte që mandatari do të ishte nga UÇK dhe qëllimi ka qënë i përcaktuar në dy pozicione. E para, që lufta për liri dhe pavarësi e popullit të Kosovës e drejtuar nga UÇK ka qënë faktori më vendimtar të fitonte legjitimitetin e saj, pra të ishte një luftë legjitime. E dyta, të krijoheshin shanse të partneritetit në një rast ndërhyrje të mundshme ushtarake të NATO-s ashtu siç ndodhi më mbrapa. Pra mendoj që Rugova dhe kushdo tjetër është i detyruar të respektojë marrëveshjen./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame