Opinione për takimin Rugova-Thaçi – (27 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervista me Paskal Milon, Sali Berishën, Sabri Godon, Fatos Nanon dhe Neritan Cekën, për mos ardhjen në Tiranë të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Paskal Milo, ministri i Jashtëm:- “Ka rëndësi shumë të madhe që Thaçi, Rugova Qose dhe të tjerë të takohen më njëri-tjetrin, e mira është të takohen në Tiranë, por nëqoftë se ata nuk e shohin të arsyeshme të takohen në Tiranë, le të takohen në një vend tjetër. Por rëndësi ka që të takohen, rëndësi ka që të bisedojnë, rëndësi ka që të merren veshë”.
Gazetari:- Mosmarrveshjet janë aq të thella që ata mos të takohën?
Paskal Milo, ministri i Jashtëm:- “Nuk e besoj se mosmarrveshjet janë kaq të thella, sa mos ti lejojnë shqiptarët mes vetit të mos të takohen. Sepse ata mund të kenë ndryshime programore, mund të kenë pikpamje të ndryshme, bindje të ndryshme politike po ka një gjë të madhe që i bashkon ët gjithë, e para se janë shqiptarë, e dyta se të gjithë luftojnë për çështjen e Kosovës, dhe mjaftojnë këto që ata të takohen sa më shpejtë të jetë e mundur”.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Në rast se duam vërtet të ndihmojmë duhet një moratorium i plotë në qëndrimin ndaj përfaqësuesve të Kosovës, në sensin që, nuk duhet të angazhohemi të shajmë njërin e të lavdërojmë tjetrin. Nuk duhet të replikojmë”.
Republikani Sabri Godo:- “Kjo u shtohet atyre lëvizjeve të paspjegueshme të Rugovës, të takimeve dhe udhëtimeve të tija. Unë them se ai s’mund ta shpallë veten qëndrën e botës dhe të kërkojë që të tjerët të shkojnë tek ai, ai duhet të vejë atje ku është populli i tij. Nuk mund të lihet mënjanë Shqipëria. Ne nuk jemi një vend armiqësor për zotin Rugova. Ai ka lenë mbrapa vetes shumë gjëra të paspjeguara por tani duhet të spjegojë edhe këtë”.
Socialisti Fatos Nano:- “Është një vonesë e pajustifikueshme dhe me sa duket do t’i kushtojë jo vetëm Rugovës”.
Gazetari:- Megjithatë kjo vërteton dhe fjalët që ai ka thënë më pas dhe në takimet me Millosheviçin, mosardhja në Tiranë?
Socialisti Fatos Nano:- “Nuk
shkon karshillëku malësor në këto raste, duhet përgjegjësi para kombit dhe
hapjen e gjithë atyre që po punojnë për çështjen
kombëtare”.
Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Nuk është koha e ruajtjes së kolltuqeve që kanë qenë kolltuqe në re. Shpresoj se kur shkoi tek Millosheviçi nuk ka shkuar si President i Kosovës, sepse po ta konsideronte veten Presidenti i Kosovës, duhet t’i shpallte luftë Millosheviçit edhe jo t’i jipte dorën. Por shpresoj gjithashtu që mos jetë koha e Esat Pashave”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame