Opinione, qytetarët të zhgënjyer nga takimi i partive – (12 Shkurt 2001)


Opinione, qytetarët të zhgënjyer nga takimi i partive – (12 Shkurt 2001)

10:06 12/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer nga takimi i djeshëm i politikanëve të pozitës dhe opozitës. Madje vetë numri 1 i shtetit Mejdani, i ndodhur në hotel Tirana, nuk ka gjetur asnjë fjalë të komentojë këtë takim. Ndërsa Mejdani i qetë ka preferuar të vazhdojë bisedën me liderin e Partisë së Re Demokratike, Genc Ruli, qytetarët nuk kanë heshtur.

“Për mendimin tim ishte një takim që e prisnim, por nuk pamë gjë në fund të këtij takimi”.

“Asnjëra nuk e toleroi tjetrën, as pozita, as opozita. Unë jam i mendimit që të dyja palët, për hir të këtij kombi që po vuan kaq shumë, t’i lëshojnë pe njëra-tjetrës”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme