“Opinion”/U shfrytëzua për prostitucion, e reja: Fitoja 7 – 8 mijë euro në muaj, do t’i rikthehesha me dëshirë
Emisioni “Opinion” në Televizionin Klan ka sjellë këtë të hënë rrëfimin e një vajze të trafikuar për prostitucion në Europë. Ajo ishte vetëm 19 – vjeç dhe rrëfen se gjithçka nisi me një histori dashurie. I dashuri i tha se kishte probleme financiare ndaj duhet të shkonin jashtë vendit për të punuar.
“Më tha se do të punoja në një lokal, por kur vajtëm atje më tha që lokali nuk ishte i zakonshëm, është lokal ku lejohet prostitucioni dhe ti do bësh këtë profesion. Si fillim nuk doja, e kisha për herë të parë dhe nuk doja, por edhe ai nga ana tjetër nuk më lejonte, kështu që e bëra për disa muaj”,
rrëfen e reja për “Opinion”.
Por sigurisht ky profesion, siç edhe e konsideron tashmë e reja, nuk vjen pa rreziqe. Teksa rrëfen se nuk ishte e vetmja shqiptare që ushtronte prostitucion në këtë lokal, ajo shprehet se këto vajza duhet të përballen me klientë nga më të ndryshmit, që nga të droguarit e deri tek agresivët.
“Është një punë shumë e vështirë, kam patur klientë të droguar, pinin kokainë në dhomën time dhe unë nuk mund t’i thoja mos pi. Ka patur të alkoolizuar që në krevat janë të dhunshëm dhe kur kalon ndonjëherë koha dhe ti duhet t’i thuash që duhet të paguash më shumë, nuk e thua dot, ti do vetëm të jesh e gjallë në ato momente e jo të mendosh për çmimin”,
rrëfen ajo ndërsa vijon:
“Ky për mua është profesion. Në këto katër muaj pjesa më e vështirë ka qenë kur klienti nuk të kupton, kur të vjen në mënyrë arrogante. Në lokal ishim rreth 20 vajza me kombësi të ndryshme, edhe shqiptare. Bashkë me mua ishte edhe një tjetër shqiptare dhe e bënte me qejf. Ajo më tregonte që kishte rreth 10 vjet që e kryente si profesion dhe për të ishte kthyer në një punë aq të dashur sa më thoshte se nuk mund të kryente profesion tjetër përveç kësaj”,
shprehet ajo më tej.
Ajo tashmë është rikthyer në Shqipëri ku vazhdon studimet, por thotë se nëse do t’i jepet mundësia do t’i rikthehet prostitucionit. Arsyeja? Paratë! Tregon se fitonte 7 deri në 8 mijë euro në muaj dhe të paturit një rrogë prej 200 euro në Shqipëri, për të është e papranueshme.
“Në atë kohë kisha një plan tjetër, tani jam në shkollë të lartë, në vit të dytë dhe dua të vazhdoj shkollën e lartë. Eksperienca që kam patur më ka bërë shumë mirë, ndihem shumë e fortë dhe e kuptoj shumë mirë mashkullin, diku tek të mirat diku tek të këqijat. Kam në plan të mbaroj shkollën dhe nëse do të më jepej edhe njëherë mundësia do ta bëja sërish. Me dëshirën time. Është një profesion që fiton shumë dhe shpejt. Edhe në Shqipëri ekziston, ekziston kudo, shkojnë në muzikë live dhe ke vajza që presin klientin. Por në Shqipëri nuk pranoj. Unë jam në vit të dytë dhe nuk dua ta le shkollën, dua ta mbaroj dhe nëse fitoj punë me shkollën që kam, apo gjej një punë për 200 euro në muaj për tetë orë nuk më pëlqen, kur aq unë i bëja në një orë. Një fundjavë e imja kushtonte 2 mijë euro në ditë kështu që në 1 muaj unë fitoja diku tek 7 – 8 mijë euro”,
përfundon ajo./tvklan.al
https://www.youtube.com//embed/aIj7BnVB-Bo
https://www.youtube.com//embed/glixN1ZGdM4
https://www.youtube.com//embed/pkWIohzim9M