Opozita bllokon “ligjet”
Mes akuzash e batutash opozita e bllokoi sërish komisionin e ligjeve, teksa ishte thirrur për të raportuar për luftën kundër kriminalitetit Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Batutat për pasarelat e Milanos e Parisit u pasuan nga ato të evenimentit më të rëndësishëm të futbollit.
Replikave nuk i shpëtoi as turi i llogaridhënies i kryeministrit Rama.
Pas kërkesës së opozitës për t’ua shpërndarë deputetëve raportin e Ministrisë së Drejtësisë për luftën kundër kriminalitetit, socialisti Ulsi Manja nxitoi të mbyllë mbledhjen e komisionit.
Por se çfarë shkruhej në këtë raport e zbuloi demokrati Bylykbashi.
Edhe këtë javë grupi parlamentar i demokratëve vendosi që në qendër të aksionit opozitar në komisione të jenë vetëm çështja “Tahiri” e “Xhafaj”.
Tv Klan