Opozita e Ramës (2006)


Opozita e Ramës (2006)

Autori: Blendi Fevziu

23:49 20/04/2009

Opinion-Kërkesa e mxhorancës shqiptare për një komision hetimor mbi Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku ka qenë tema e diskutimit në të gjitha mediat ditët  e fundit. Kjo kërkesë është kontestuar nga Partia Socialiste dhe për të dhënë më shumë detaje rreth këtij vendimi ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kreu i opozitës Edi Rama.
Ndërkohë në lidhje direkte ishin analistët Robert Rakipllari dhe Andi Tela.

“Ky komision hetimor nuk është gjë tjetër veçse një kapitull në librin e pafund të të pavërtetave të kreut të PD. Është një kapitull dëshpërues sepse dëshmon raportin problematik të Berishës me institucionet kushtetuese.  Ky është një komision që nuk do të lejohej në asnjë vend demokratik. PD ka ndërmarrë një hap që përbën një tjetër episod shumë të shëmtuar të Parlamentit të Shqipërisë. Komisioni Hetimor i ngritur në fillim të vitit 2003 për mua dhe bashkinë ishte një shëmti më vete, por ky është edhe më i shëmtuar sepse është kundër institucioneve kushtetuese”, tha Rama./tvklan.al

I ftuar:Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste.






Të ngjashme