Opozita kërkon diskutimin e dekretit për “mbetjet”


Opozita kërkon diskutimin e dekretit për “mbetjet”

15:49 14/12/2016

Vonesat për marrjen në shqyrtim nga komisioni përgjegjës për dekretin e Presidentit, i cili ka rikthyer në kuvend ligjin që lejon importin e mbetjeve kanë shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e komisionit të veprimtarive prodhuese ka kërkuar të dijë datën se kur do të diskutohet dekreti i presidentit Bujar Nishani. Ajo tha se ky ishte një shqetësim edhe i kreut të kuvendit Ilir Meta, dhe të gjithë anëtarëve të komisionit.

Kryetari i komisionit nuk sheh përgjegjësi në shkeljen e rregullores së kuvendit.

Ligji bazë për mënyrën se si funksion Parlamenti, në këtë rast rregullorja, shprehet se dekreti merret menjëherë në shqyrtim. Komisioni i veprimtarive prodhuese ka dy muaj që ka lënë pezull këtë atë./ TV KLAN






Të ngjashme