Opozita kërkon mbledhjen e një tryeze për problemet e KQZ – (28 Janar 2001)


Opozita kërkon mbledhjen e një tryeze për problemet e KQZ – (28 Janar 2001)

16:23 28/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në parlament me anë të një deklarate, kanë kërkuar një tryezë urgjente për problemet e kodit elektoral, KQZ dhe ndarjes së re zonale. Opozita e cilëson të vonuar dorëheqjen e kryetarit të KQZ Fotaq Nano dhe kërkon shpërbërjen e plotë të këtij komisioni. Gjithashtu në këtë deklaratë kërkohej një diskutim i përbashkët për të zgjidhur me konsensus të gjitha problemet përpara përfundimit të afateve ligjore, për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Opozita kërkon konsensus për krijimin e një KQZ të paanshme./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme