Opozita kundër reduktimit të 100 zonave në hartën elektorale (17 Dhjetor 2000)


Opozita kundër reduktimit të 100 zonave në hartën elektorale (17 Dhjetor 2000)

11:49 17/12/2000

Nesër partitë politike do të paraqesin vërejtjet konkrete mbi raportin paraprak të paraqitur nga komisioni kombëtar i zonave elektorale për zgjdhjet parlamentare të qershorit. Problemet e fundit me KQZ-në e kanë detyruar këtë komision të zhvendosë diskutimin për zonat elektorale, i planifikuar për të premten që lamë pas.

Opozita kundërshton reduktimin e 100 zonave të hartës elektorale ku sipas saj në 15 zonat e hequra elektorati blu përbën shumicën e votuesve. Sekretari i KQZ-së Sokol Fshazi shprehet se komisioni ka ndjekur kriteret teknike në ndarjen e zonave për të ruajtur numër të afërt votuesisht për çdo deputet të zgjedhur.

Nëse ribëhet regjistri i votuesve mbi bazë të projektit të diskutuar në tryezën e OSBE-së, procesi përfundon një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare gjë që rrezikon shtyrjen e tyre. Projekti për ndarjen e zonave elektorale do të miratohet në fund të janarit në Parlament për t’i hapur rrugë dekretimin nga Presidenti të datës së zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme