Opozita me formulë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare – (12 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partitë opozitare do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet parlamentare të Qershorit. Sipas kreut republikan Fatmir Mediu, marrëveshja që po përgatitet shmang kontradiktat për përqindjet e së cilës parti.
Fatmir Mediu, Kryetar i PR:- “Ka opsione nga më të ndryshmet, megjithatë kemi arritur pak a shumë në një formulë të përbashkët e cila shmang kontradiktat dhe i jep mundësinë gjithë secilës parti që të gjykojë aktivitetin e vetë dhe peshën e vetë në bazë të asaj çka ka realizuar”.
Gazetarja:- Cila është formula?
Fatmir Mediu, Kryetar i PR:- “Formula është kjo që thashë, historiku elektoral i zgjedhjeve nga 1996-1997 dhe sipas kësaj është edhe marzhi i peshës brenda opozitës shqiptare. Kjo është përsa i përket proporcionalit, pastaj gjithsecila parti është e lirë të ofrojë kandidatura, për të konkurruar në mazhoritar”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego