“Opozita mos ta çojë në mend fitoren”, Milo tregon si mund të zgjidhet kriza politike


“Opozita mos ta çojë në mend fitoren”, Milo tregon si mund të zgjidhet kriza politike

21:44 16/01/2020

Për kryetarin e PDS, Paskal Milo, marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk mundet ta zgjidhë krizën politike.

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, Milo tha se më këtë marrëveshje ishte opozita ajo që bëri hapa pas, edhe pse po trumbetohet si fitore nga ana e tyre.

“Fitoren as mos e çojë në mend që e ka marrë, më vjen keq që e them këtë, se kam dëgjuar se trumbetohet si fitore. Të kthehesh në pozitat e nisjes ku ke qenë para se të largohesh nga parlamenti, me ndërgjegje, është kthim pas”.

Kriza e fortë politike sipas Milos nuk mund të zgjidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor, por është e nevojshme ndryshimi i sistemit politik.

Tryezën mes palëve ai e ka quajtur si një lëvizje taktike të përkohshme, që në thelb do të ketë retushe që do t’i bëhen kodit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cili sistem është më i mirë sipas tij, Milo shprehet se “sistemi më i mirë ka qenë ai që kemi patur, mazhoritar proporcional i korrektuar”.

“Ai ka qenë më i ekuilibruar dhe i paatakuar”.

Por kishte një problem, që me të filluan të futen kriminelë, banditë”, ka replikuar Fevziu.

Por Milo shprehet se në 2005 u deformua zbatimi dhe se problemi nuk ishte tek sistemi por tek njerëzit që nuk e zbatuan.

Nëse nuk zhbëhet 2008, tani që është mbledhur ky komison, askush të mos pretendojë se do të vendoset stabilitet politik në Shqipëri, prapë do riciklohen krizat. Të dy partitë e mëdha, qoftë PS që është e betuar për të mos ndryshuar sistemin, qoftë PD që përpëlitet për shkak të aleatëve, edhe ajo nuk e do ndryshimin e përcaktuar të 2008, dhe për sa kohë nuk e duan këto parti të mëdha, të tjerat nuk kanë çfarë bëjnë, kështu që do mbetemi tek ky sistem dhe do riciklojmë krizën”. /tvklan.al






Të ngjashme