Opozita në RMV akuzon qeverinë për menaxhimin e pandemisë
BDI – Lëvizja Besa: Vendi ka ndjekur politikat e OBSH-së
Përplasjet rreth menaxhimit me situatën e pandemisë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë edhe më tej. Opozita shqiptare vlerëson se numri i lartë i të infektuarëve me Covid-19 është si rrjedhojë se pushteti nuk kishte strategji të veçantë që nga fillimi i pandemisë, ndërkaq, nga partitë shqiptare në pushtet thonë se vend i ka ndjekur rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Qeveria nuk ka qenë aspak ekspeditive në menaxhimin e situatës së pandemisë dhe ishte e patjetërsueshme që qeveria të vazhdojë situatën e krizës, kështu vlerësojnë nga partia opozitare duke akuzuar qeverinë për mungesë të një strategjie.
“Ne jemi shteti i vetëm që nga fillimi i pandemisë që nuk kemi pasur një strategji, dhe jemi të vonuar në masat të cilat i ndërmer shteti”.
Nga partitë në pushtet BDI dhe Lëvizja Besa vlersojnë se në situatën ku vendi përballet me një armik të panjohur është shumë lehtë të akuzohet pushteti, por sipas tyre, në momente të këtilla nuk është koha për politik.
“Askush në botë nuk ka qenë i njohur, asnjë shtet në botë nuk ka pasur ndonjë protokoll të veçantë. Të gjithë hapat të cilët janë ndërmarrë kanë qenë nga rekomandimet e OBSH”.
“Situta me pandeminë ishte diçka e re edhe për shumë vende të botës ku disa prej tyre ndoshta edhe kanë dështuar në masa të caktuara. Vendi ka ndjekur politikat të cilat i ka rekomanduar organizata e shëndetësisë”.
Nga opozita shqiptare akuzojnë pushtetin se nuk janë përfillur kërkesat e opozitës për t’i dalë në ndihmë vendit për t’u përballur me pandeminë. Nga pushteti thonë se akuzat e këtilla janë të pabaza.
Klan Macedonia