Opozita, padi Ramës për Nuhun
“Një horr i kthyer në hero”
Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama e bërë pas denoncimeve të ish-nënkomisarit të Krujës Emiljano Nuhu, sipas opozitës mjafton që kreu i qeverisë të ndiqet penalisht për tre akuza.
Edmond Spaho, Kryetar i Grupit të PD-së: K
ryeministri në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu duke e quajtur horr që është kthyer në hero. Me këtë deklarim kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në kushtet e të qenit në detyrës shtetërore, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore pasi prokuroria kishte filluar paralelisht dy hetime. Kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.
Depozitimi i kallëzimit në Prokurorinë e Tiranës u pasua me reagimin e kryeministrit Rama .
“I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”
-shkruan kryeministri.
Përshpejtim të hetimeve kërkoi edhe Taulant Balla që akuzohet se bashkë me deputetin Rahman Rraja i bënë presion nënkomisarit Nuhu.
Taulant Balla:
Prokuroria të zbardhë akuzat kemi qenë atje apo jo. Kjo histori do të jetë historia e radhës e turpit të radhës.
Por opozita duke iu kundërpërgjigjur kreut të grupit socialist akuzoi prokurorinë se është palë me qeverinë, e cila sipas Partisë Demokratike po fsheh pamjet e kamerave të sigurisë së komisariatit të Fushë Krujës për të mbrojtur Taulant Ballën, siç ka bërë më herët edhe me ish-deputetin Armando Prenga.
Tv Klan