Opozita paralizon vendin në Venezuelë
Pas referendumit plebishitar kundër regjimit të presidentit Nicolas Maduro, Venezuela është mbërthyer greva e përgjithshme e thirrur nga opozita e vendit.
Miliona qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht grevës. Rrugët e kryeqytetit Karakas janë në kaos. Të paktën 3 persona mbetën të vrarë nga përleshjet me policinë. Mbi 300 të tjerë u arrestuan. Protestuesit mbajnë bllokuar prej ditësh rrugët kryesore. bomba molotov u hodhën nga forcave të rendit. Tensioni në vend sa vjen e rritet me afrimin e datës për krijimin e Asamblesë Kushtetuese, të kërkuar nga presidenti Maduro. Asambleja do të kishte fuqi të plota, do të mund të shkrinte parlamentin ku opozita ka shumicën dhe rishkruante kushtetutën. Një lëvizje e tillë kundërshtohet fort nga opozitarët të cilët akuzojnë presidentin se kërkon të forcojë pushtetin e tij. Tv Klan