Opozita parlamentare: S’e votojmë “Zgjedhoren”


Opozita parlamentare: S’e votojmë “Zgjedhoren”

16:26 08/06/2020

Letra e opozitës parlamentare

Opozita parlamentare ka kërcënuar sërish se nuk do ta votojë marrëveshjen Rama-Basha për Reformën Zgjedhore, pa u plotësuar kushtet e saj.

Përmes një letre publike drejtuar Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës theksojnë se nuk do të votojnë asnjë ndryshim për ligjin elektoral, nëse nuk plotësohen 2 kërkesat e tyre: Listat e hapura dhe votën e emigrantëve.

“Ju kërkojmë që të mos bëhet asnjë hap procedurial në Kuvendin e Shqipërisë për fillimin e implementimit të pazarit të dakordësuar jashtë institucionit të Kuvendit, sepse në të kundërt ne do të jemi jashtë sallës duke pritur tek dera që mazhoranca t’i thërrasë mendjes”.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare u thirrën edhe nga ambasadorja amerikane, Juri Kim, në rezidencën e saj në lidhje me votën pro reformës, por pas takimit ata deklaruan se nuk do të votonin pazarin e bërë nga partitë e mëdha.

Në letrën e parë të deputetëve opozitarë, mungonin 10 vota nga radhët e opozitës parlamentare, të cilat mjaftojnë për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor bashke me votat e mazhorancës.

Tv Klan






Të ngjashme