Opozita parlamentare: Ndryshoni Kushtetutën


Opozita parlamentare: Ndryshoni Kushtetutën

18:00 12/06/2020

Opozita parlamentare që ka deklaruar votën kundër reformës zgjedhore, kërkon ndërhyrje në Kushtetutë për të prekur sistemin zgjedhor.

Në një draft të dorëzuar në Kuvend, përcaktohen disa amendamente, të cilat synojnë heqjen e sistemit proporcional me lista të mbyllura dhe vendosjen e një sistemi proporcional me konkurrim rajonal, me lista të hapura.

Amendamentet parashikojnë pragun 5% të votave të vlefshme, si kusht për përfshirjen në shpërndarjen e mandateve për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Tv Klan






Të ngjashme