
Opozita proteston, Rama reagon në Twitter
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Italisë pas fjalës që mbajti në seancën parlamentare. Në një postim në rrjetet sociale, teksa opozita proteston përpara Parlamentit, Kryeministri thotë se do të takohet me investitorë italianë pas cënimit të imazhit nga protestat e opozitës.
“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake e 16 shkurtit e në vazhdim,që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra nj
erëz”, thotë Kryeministri Edi Rama. /
tvklan.al
Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë,pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme e dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëramijëra njerëz.Për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱#FinoAllaFine💪
— Edi Rama (@ediramaal) March 5, 2019