Opozita: Rinegocim të Demarkacionit në Bruksel
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i AAK -së, Ramush Haradinaj dhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj deklaruan se i kanë kërkuar Komisionerit të BE -së, Johannes Hahn, që çështja e Demarkacionit e kufirit me Malin e Zi, të diskutohet edhe një herë në Bruksel.
Siç raporton
Klan Kosova,
Haradinaj u shpreh se opozita do të vijojë ta kundërshtojë këtë marrëveshje me Malin e Zi, si dhe do të kërkojë largimin e qeverisë.
Ndër të tjera, Haradinaj tha gjithashtu se protesta e 14 Majit dëshmoi forcën e bllokut opozitar.
Ndërsa kreu i Nismës, Limaj theksoi se e vetmja zgjidhje për daljen e vendit nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme. /tvklan.al