Opozita serbe dhe mitingu kundër Millosheviç (18 Gusht 1999)
Një ditë para mitingut më të madh të opozitës serbe anti Millosheviç, zhvillohet në Beograd ndeshja e futbollit ish Jugosllavi-Kroaci, një ndeshje kjo e cila shihet më tej politikës për vetë motivet dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Atmosfera e opozitës serbe s’duket krejtësisht e konsoliduar.
Mitingu i nesërm është organizuar nga Gjingjiç lider i Partisë Demokratike, ndërkohë që Vuk Drashkoviç ish Zëvëndës Kryeministri Serb por dhe një prej pikave më të forta anti Millosheviç nuk do të flasë në këtë miting.
Nuk do jenë në miting as ish Shefi i Shtabit Gjenerali Perisiç dhe Gjenerali Dragoviç. Ndërsa Kisha Serbe do të dërgojë në miting një përfaqësues të rangut të dytë të saj. Pra opozita serbe duket se përballë qëllimit final të hedhjes së Milloshevoç merret më tepër me interesat e saj të vogla./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori