Opozita vazhdon “protestën” në komisione


Opozita vazhdon “protestën” në komisione

15:38 29/05/2018

Deputetët e opozitës u rikthyen edhe këtë të martë në komisionet parlamentare, për të vijuar aksionin opozitar. Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, për opozitën është kusht i panegociueshëm.

Vendimi i 28 Qershorit po afron, por opozita thotë se në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria ka dy pengesa të pakapërcyeshme.

Tonet e larta, replikat dhe akuzat e ndërsjellta vijuan edhe në Komisionin e Ligjeve.

Thirrjet për dorëheqjen e Ministrit Xhafaj në Kuvend u pasuan nga ato të të rinjve demokratë përpara Ministrisë së Brendshme.

Pako me drogë dhe një gomone u vendos poshtë zyrës së Fatmir Xhafajt. Vezëve të hedhura në drejtim të Ministrisë së Brendshme iu shtuan edhe peshqit, bashkë me thirrjet për largimin e Ministrit.

Tv Klan






Të ngjashme