Optimizëm para samitit të Singaporit


Optimizëm para samitit të Singaporit

16:00 11/06/2018

Mbeten vetëm pak orë para samitit historik mes Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili në Twitter shkroi se ndihej mirë që ndodhej në Singapor, ku atmosfera është ngazëlluese.

Mediave botërore nuk u kanë shpëtuar edhe detaje dytësore nga takimi historik. Bussines Insider shkruan se stafi i Kim Jong-unit ka sjellë në Singapor edhe tualetin personal portabël, të cilin ai e merr me vete në çdo vizitë brenda dhe jashtë vendit nga frika e ndonjë atentati në forma të ndryshme. Mediat shkruajnë se përveç trenit personal, udhëheqësi komunist ka tualet edhe në limuzinën e tij luksoze Mercedes. Ajo u shfaq sërish para kamerave në Singapor, me truprojat që e shoqëronin me vrap, ashtu si në samitin me presidentin koreanojugor, në vijën kufitare mes dy Koreve.

Në komentin e saj, gazetarja e Fox News, Abby Huntsman e quajti takimin, një samit mes dy diktatorëve. Por gjithsesi ishte një gabim për të cilin kërkoi ndjesë më vonë.

Tv Klan






Të ngjashme