Optimizëm për ndeshjen me Francën


Optimizëm për ndeshjen me Francën

20:22 12/06/2016

Lojtarët e Kombëtares duan t’i lënë pas emocionet e takimit të parë me Zvicrën, për të vijuar garën në Euro 2016. Këto fjalë vijnë nga mbrojtësit kuqezinj.

Tashmë duhet të mendohet për ndeshjen me Francën, një rival më i vështirë, ku duhet të merren pikë për të mbajtur gjallë shpresat për të vijuar në këtë aktivitet. Në këtë sfidë pritet të jetë kapiten Elseid Hysaj, në mungesë të Lorik Canës së pezulluar.

Elseid Hysaj (Futbollist i Kombëtares):

“Do të bëj të pamundurën siç ka bërë Loriku, që të marrin të paktën një pikë e të kemi shanse për të vazhduar në Euro 2016.”

Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj dëshiron t’i japë kënaqësinë e një rezultati pozitiv për të gjithë tifozët e Kombëtares.

Mërgim Mavraj (Futbollist i Kombëtares): “

Tani kemi ndeshje për mbijetësë për të mbajtur gjallë shanset në takimin e fundit për të kaluar grupin, por nuk kemi asgjë për të humbur, pasi çdo ditë është një kënaqësi jo vetëm për ne, por të për të gjithë popullin.”

Takimi Francë – Shqipëri do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në Marsejë. Skocezi William Collum i ka gjykuar të dy ekipet më parë. Collum ka qenë dy herë kryesori në takimet kualifikuese të Shqipërisë, me Norvegjinë në Tiranë në 2013 dhe vitin e kaluar me Danimarkën në Kopenhagen.

Tv Klan






Të ngjashme