Orban: Marrim emigrantë nga Austria, por i kthejmë në Kosovë dhe Shqipëri
Hungaria është e gatshme të marrë përsëri disa emigrantë nga Austria, sipas rregullave evropiane dhe pastaj t’i kthejë ata në vendet e tyre të origjinës, kryesisht Kosovë dhe Shqipëri. Deklarata është bërë nga kryeministri Viktor Orban.
Ai duke folur pas një takimi me kancelarin austriak Christian Kern, tha se Hungaria ka marrëveshje me vendet e origjinës, për t’i kthyer emigrantët në shtëpi me autobus.
Hungaria ka bllokuar kufirin për emigrantët, sidomos ata nga Lindja e Mesme dhe tani nuk regjistron më shumë se 30 kërkesa për azil në ditë.
Qeveria e Orban do të zhvillojë një referendum kombëtar në 2 tetor, për të kërkuar mbështetje politike për të kundërshtuar çdo rishpërndarjeje të emigrantëve brenda BE-së
./tvklan.al