Orët e fundit të merkatos në Europë


Orët e fundit të merkatos në Europë

18:47 31/01/2020

Goditja më e madhe në këtë merkato mund të konsiderohet padyshim blerja e Christian Eriksen nga Inter. Zikaltërit paguan 20 milionë Euro në arkat e Tottenham, ndërsa transferuan edhe emra si Ashley Young për gjashtë muaj dhe Victor Moses në huazim.

Milan riktheu Zlatan Ibrahimoviç, lëvizje që rezultoi e suksesshme të paktën deri më tani. Juventus siguroi Kulusevski nga Parma. Napoli mori Politano nga Inter, si dhe mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani për në verë.

Merkato e Janarit nisi me Dortmund që mori Haaland nga Salzburg, ndërsa Bayern Munich mori Alvaro Odriozola nga Reali në formën e huazimit.

Rey Manaj mund të krenohet në këtë merkato Janari. Sulmuesi i kombëtares sonë u transferua te Barcelona, duke hedhur hapin më të madh në karrierë.

Manchester United bëri blerjen më të shtrenjtë. 80 milionë Euro për Bruno Fernandes.

Në dilemë janë e ardhmja e Dries Mertens që mund të transferohet te Chelsea. Rrugë të kundërt mund të marrë Giroud që kërkohet nga Lazio, ndërsa Tottenham Hotspur premton drithërima pas interesit për Gareth Bale nga Real Madrid. Gjithçka mund të ndodhë! Jemi në orët e fundit të merkatos!

Tv Klan






Të ngjashme