Orët e negociatave për Reformën në Drejtësi
Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur anëtarët e Komisionit të Reformës në Drejtësi, për t’i njohur me propozimin e bërë nga Ndihmës Sekretarja amerikane, Viktoria Nuland, për Reformën në Drejtësi.
Takimi ka zgjatur për disa orë dhe në fund të tij nuk ka pasur komente për mediat.
Kreu i Partisë Demokratike do të duhet të japë një përgjigje deri të mërkurën, nëse do ta pranojë propozimin e ri, që sipas zonjës Nuland, është bërë nga ambasadorët Lu e Vlahutin.
Mësohet se pjesë e diskutimit kane qenë edhe 7 ligjet që e shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe pritet që Partia Demokratike të dalë me një qëndrim të vetëm për këto ligje, po ashtu edhe për propozimin e zonjës Nuland.
Tv Klan