Organet për transplant “rriten” brenda trupit të derrit


Organet për transplant “rriten” brenda trupit të derrit

13:07 06/06/2016

Disa shkencëtarë në SHBA, janë duke u përpjekur të zhvillojnë organe njerëzore brenda trupit të derrave.

Ata kanë injektuar disa qeliza të njeriut në embrionet e derrave, për të prodhuar organe  “njeri-derr”, të njohura në termat mjekësorë  si “Chimeras”.

Embrionet janë pjesë e kërkimi, të cilat kanë si qëllim zhvillimin e tyre dhe më pas përdorimin e tyre për transplantim.

Sipas Dr.Davis, pjesë e ekipit nga Universiteti i Kalifornisë, që ka zhvilluar kërkimin, “derrat do të jenë krejtësisht normalë, përveç një organi i cili do të jetë i përbërë nga qelizat e njeriut. Embrionet me qelizat njerëzore do të injektohen 28 ditë para ndërprerjes së shtatzënisë tek derrat”.

Ndërsa Pablo Ross, biologu i cili po udhëheq studimin ka thënë: “ Shpresa jonë është se ky embrion të zhvillohet normalisht. Kemi injektuar qelizat njerëzore në pankreasin e derrit dhe shpresojmë që ai të jetë në përputhje me kërkesat e pacientit për transplant”./tvklan.al






Të ngjashme