Organet zyrtare ndjekin procesin e votimit në referendum


Organet zyrtare ndjekin procesin e votimit në referendum

12:10 30/09/2018

Komisioni i përkohshëm i formuar nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë do t’i përcjellë parregullsitë eventuale gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit.

Në Komision janë të anëtarësuar nga një prokuror publik, nga katër prokurorë të lartë publik dhe një prokuror i PSP Shkup, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, duke shtuar se me këtë mbulohet gjithë territori i vendit. Ai theksoi se është vendosur komunikim me të gjitha prokuroritë dhe me pjesëtarët e MPB-së, të cilët do të jenë në terren dhe nëse ka ndonjë vepër penale, t’i njoftojnë që të munden të veprojnë me kohë të mbledhin dëshmi.

Në zyrën e Avokatit të Popullit sot në periudhën prej orës 7 deri në orën 18 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321 në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore. Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të hapen me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB-së do të punojnë sot (më 30 Shtator 2018), njofton Klan Maqedoni, kështu që qytetarët edhe këto ditë do të mund të nxjerrin letërnjoftime. Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha Sektorët rajonalë për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik. “

Sot në ditën e referendumit Sektori për punë administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00″

, njoftoi MPB.

/Klan Maqedoni/






Të ngjashme