Organizata Botërore e Tregtisë në Shqipëri – (16 Gusht 1999)


Organizata Botërore e Tregtisë në Shqipëri – (16 Gusht 1999)

21:56 16/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Krijimi i një qendre informacioni për masat sanitare dhe pengesat teknike në tregti do të ndihmoj Shqipërinë në anëtarësimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, si një nga kushtet e humta të pranimit. Pikërisht rreth kësaj qendre kanë diskutuar sot specialist shqiptar e përfaqësues të organizmave ndërkombëtare përkatëse.

Shqipëria vazhdon përpjekjet për anëtarësimin në këtë organizatë ndërkombëtare që zhvillon rregullat për tregtinë dhe investimet. Pikërisht qendra e informacionit e cila do të ngrihet në Shqipëri edhe me asistencën e Departamentit Amerikan të Tregtisë do të shërbej si pikë transparence përballë kësaj organizate për ti ardhur në ndihmë edhe tregtarëve shqiptarë.

Shqipëria deri tani ka arritur tek negocimi i kushteve të kontratës së saj në aspekte të ndryshme. Presidenti Amerikan Klinton, i ka premtuar ministres së Bashkëpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi gjatë një bisede në Sarajevë se do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme