Organizatë kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Shkodra
Prej tre vitesh në kërkim nga policia italiane, më në fund i janë vënë prangat. Orest Qerimaj, 27 vjeç, nga Shkodra është arrestuar pasi për të kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Gjykata e Udineses e ka dënuar të riun me 9 vjet e 4 muaj burg. Ai është shpallur fajtor për: “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge”.
Pas arrestimit për Orest Qerimaj do të plotësohen letrat për ekstradim drejt Italisë, aty ku duhet të vuajë dhe dënimin e tij./ tvklan.al