Organizoi festë edhe pse nuk lejohet, ndëshkohet pronari i lokalit
Policia e Fierit ka vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si pasojë, efektivët kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000.000 lekë, E. Sh, pronar i një subjekti Lounge Bar në Fier pasi është konstatuar duke organizuar event festiv në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat antiCovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët”, përfundon njoftimi i policisë./tvklan.al