Organizonte muzikë live, arrestohet 45-vjeçari
Strukturat e Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve është konstatuar në Fushë Krujë, një subjektin në pronësi të K.(B).L., i cili kishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të caktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë “, shtetasi K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky person, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzikë live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ./tvklan.al