“Orgji me meshkuj”, kapet eurodeputeti dhe diplomatë të BE-së
Jozsef Szajer është kapur të premten nga policia vendase në një festë private, duke shkelur edhe rregulloret e Covid. Eurodeputeti hungarez ka pranuar që ka qenë pjesë e një tubimi në Bruksel, që nga mediat lokale është quajtur një “festë seksi”.
Pas kapjes nga policia, Szajer, një anëtar i vjetër i partisë konservatore në pushtet, ka njoftuar dorëheqjen e tij.
Me Belgjikën një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Evropë, qeveria ka zbatuar karantinën gjatë natës dhe masa të tjera për të mbajtur situatën nën kontroll.
Vetëm katër persona lejohen të mblidhen në një vend, ndërsa “kontakti i ngushtë” lejohet vetëm me një person tjetër. Megjithatë, në festën private të organizuar në një apartament, policia ka bërë të ditur se po merrnin pjesë më shumë se 25 persona, mes tyre edhe diplomatë evropian.
Szajer ka pranuar shkeljen e rregullave të koronavirusit dhe ka dalë më një deklaratë ku ka kërkuar falje për veprimin e tij.
“Unë kërkoj falje nga familja ime, nga kolegët e mi, nga votuesit e mi. Unë kërkoj nga ata që të shohin hapin tim të gabuar në sfondin e tridhjetë viteve të punës së përkushtuar dhe të vështirë”, është shprehur ai, pasi ka dhënë dorëheqjen.
Është bërë e ditur se festa që u bastis nga ana e policisë ishte një “ festë seksi”, me 25 meshkuj dhe me pjesëmarrje nga diplomatë të “zhveshur” të BE./tvklan.al