Oriz tajlandez (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz
50 gr borzilok
50 ml salcë soje
2 vezë
2 speca me ngjyra
1 ananas i vogël
1 karotë
1 kungull jeshil
1 spec djegës
Majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim mbi sobë një tenxhere me ujë që të vlojë dhe shtojmë në të orizin që të ziej. Pasi të ziej orizi e vendosim në një tavë, shtojmë në të vaj ulliri që të mos ngjitet dhe e lëmë të ftohet. Presim përgjysmë ananasin dhe i heqim pjesën e tulit duke e bërë në formë pjate. Presim në kubikë tulin e ananasit dhe në feta të holla specat, karotat, pjesët jeshile të kungujve dhe specin djegës. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim të gjitha perimet njëkohësisht dhe shtojmë edhe pak nga tuli i ananasit që premë në kubikë. Pasi të skuqen pak perimet shtojmë orizin, vezët, majdanoz dhe i përziejmë të gjitha bashkë dhe pasi të jetë gati e shërbejmë me ananasin që bëmë në formë pjate./tvklan.al